Kush po e pret Presidentin Topi në Detroit?

Viziten e Presidentit Topi në Detroit duhet ta marresh vesh nga gazetat shqiptare, kur komunitetit shqiptar nuk i mungojnë mediat për ta dhënë këtë informacion.
Presidenti do e vizitoi këtë komunitet bash me 22 Shtator 2010 dhe ftesat për të marrë pjesë në këto ceremoni na qenkan pronë e “konsullates” së Detroitit dhe “konsullit të përgjithshëm” të nderit ( jo të përveçëm) Ekrem Bardha.

Sigurisht, Presidenca Shqiptare duhe t’i dij meritat e këtij “patrioti” në “ndihmën” e “ madhe” që ka dhënë për Shqipërinë. Edhe pse shqiptarët e Amerikës demostruan para OKB për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, Ekremi “nuk kishte mundësi” të merrte pjesë në to. Në fund të fundit, ç’po i bënte komunizmi shqiptar atij? Demostrimet kundër komunizmit nuk i jepnin para!

Mirë që nuk mori pjesë në asnjë prej këtyre demonstratave, se “mori pjesë” në vitet pas 90-tës, për të “ndihmuar demokracinë” e saponisur ( nënkupto veten) në Shqipëri me eksperiencën amerikane. Edhe këtë shans e humbi, pasi nga komuniteti shqiptar i Detroitit pati nga ata që ndihmuan konkretisht Partinë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve parlamentare, të fitores historike të vitit 1992, si Gjeto Ivezaj, Kujtim Qafa e ndonjë tjetër. Edhe për këtë nuk kishte mundësi!

Po a kishte mundësi Bardha të ndihmonte më shumë Luftën Çlirimtare të Kosovës, konkretisht UÇK-në? Sigurisht që kishte , por nuk e dinte se si po vlerësohej kjo luftë, ndaj i duhej të ishte, herë me Rugoven e herë me Thaçin e here – herë t’i shante të dy.

Tani së fundi po e shohim edhe në aktivitetet për Nënë Terezen. Një fjalë e urtë thotë: “ Më mirë vonë se kurrë!” Ndaj Ekremi vrapon të pres shiritin te Kisha e Shen Palit, në shenj “dashurie” për Nënë Terezen, që disa herë erdhi në Amerikë, por ky “patriot” nuk pati mundësi ta takoi. Nënë Tereza ka qënë edhe në Detroit, e as këtu nuk e takoi, të paktën të bënte një fotografi me këtë Nënë të Madhe! Se të shkonte në Kalkutë, ose në Romë, kush po thotë! Ok deri këtu! Po misionin e saj a nuk kishte mundësi ta ndihmoi? Po Katedralen sa e ndihmoi? Ama në inaugurimin e saj vrapoi të marrë pjesë!

Ky është, me pak fjalë konsulli i vetëquajtur i përgjithshëm, Ekrem Bardha dhe “konsullata e përgjithshme” në Detroit.Ky pra, ka tagër të përzgjedh se kush mund të marrë pjesë e kush jo në takimin me Presidentin, duke lënë jashtë këtij takimi shumë nacionalist e demokrat që kanë punuar për demokracinë shqiptare. Konsullata pra! Kjo “konsullatë” që nuk ekziston, veç në deshirën e Bardhës. Ai është thjeshtë një konsull nderi, që nuk ka asnjë juridiksion mbi diasporën.

Pse mos ta ketë edhe një President më tepër në biografinë e tij, që ashtu siç tha për Berishen e Rugoven, se i ka marrë për dore e prezantu në shtetin amerikan, nesër të thotë edhe për Topin? /Pjetër Jaku – Kuvendi/

KOMENTOJE