Presidenti shqiptar Bamir Topi ketë të merkurrë bëri një vizitë private në qendrat fetare shqiptare te Detroit në shtetin e Michigan.
Fillimisht ai vizitoi Qëndrën Islamike Shqiptare,ku u prit nga Imami i kesaj qëndre Shuaip Gerguri,kryetari i qytetit ku është qëndra islamike,nga kleriku i njohur i komunitetit shqiptar Don Fred Kalaj,ambasadori shqiptar ne Washington,zotri Naim Maloku nga Kosova e të tjerë.
Në sallën e qëndres kishte besimtar mysliman,katolik dhe ortodoks shqiptar. Më poshte po perciellim fotolajmin e kësaj cermonie
Foto 1- Pamje nga salla e xhamise shqiptare ne Detroit
Foto 2 – Ne kembe per te nderuar hymnet shqiptare dhe amerikan
Foto 3 Pamje nga te pranishmit
Ndërsa në Kishen e Shën Palit rreth mesditës u prit nga zoti Ekrem Bardha dhe famulltari i Kishes Don Anton Kçira
Në fillim Presidenti i Shqiperise vizitoj dy monumentet e vendosur ne oborrin e kishes se “Shen Palit” dhe pastaj i shoqeruar nga nga Don Anton Kçira dhe Ekrem Bardha hyne ne mjediset e kishes, vizituan sallen e meshes, biblioteken e klerit dhe vazhduan pastaj ne sallen e koncerteve. Ne kete takim merrte pjese kryetari i Rochester Hills dhe dy kleriket Don Ndue Gjergji dhe Don Fred Kalaj
Foto 1 Ne hyrje te kishes Rochester Hills
Foto 2 Pamje e tryezes se pritjes se Presidentit Topi
Foto 3 Bamir Topi i jep Anton Kçires autograf ne shenj kujtimi
Foto 4 Bamir Topi falenderon Don Anton Kçiren
Foto 5- Kleriket Don Fred Kalaj dhe Don Ndue Gjergji
Foto Lajmi nga kisha ka ardhë nga Sokol VUÇAJ
/AlbDreams.net/