Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 tetorit në Ulqin garojnë gjashtë parti dhe dy koalicione

Edhe mbas negociatave që patën partitë opozitare shqiptare, nuk arritën ndonjë marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 tetorit në Ulqin.
Afati i fundit për dorëzimin e listave për kandidatë mbaroi në mesnatë.
Sipas njoftimit të Radio Antena M, Forca, Lidhja Demokratike, Iniciativa Qytetare Perspektiva, Partia Boshnjake, Partia Demokratike e Socialisteve (DPS) dhe Socialdemokratet (SDP) do të dalin në zgjedhje me lista të veta, kurse në koalicion do të dalin Unioni Demokratik i Shqiptarëve me Partin e Prosperitetit Demokratik dhe koalicioni tjetër i bllokut opozitar të partive proserbe, partisë së pensionistëve dhe partisë myslimane.
Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Aleanca e Re do të përkrahin Forcen pa kushtëzime.

Në zgjedhjet e mbajtura me 21 maj, asnjë parti ose koalicion nuk e fitoi shumicën e nevojshme, por nuk u arrit as marrëveshja për bashkëpunimin pas zgjedhor për formimin e pushtetit.
Në zgjedhjet e 21 majit koalicioni i PDS (DPS) dhe UDSH ka fituar 14 mandate, FORCA 11, kurse Socialdemokratet, Opozita e bashkuar dhe Partia e prosperitetit demokratike nga dy, ndërsa nga një këshilltarë, LD në MZ, Bashkimi demokratik i shqiptarëve dhe Inicativa qytetare “Perspektiva”. /Malesia.Org/

KOMENTOJE