Nis punën komisioni hetimor për masakrën e Tivarit në parlamentin e Shqipërisë

Në iniciativën që kohë më parë nisi kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, sot filloi punën komisioni hetimor në parlamentin e Shqipërisë për masakrën e Tivarit.
Ky komision do të hetojë mbi vrasjen e 1700 deri në 4300 shqiptarëve nga Kosova, të cilët ishin rekrutuar për të luftuar kundër gjermanëve kah fundi i luftës së dytë botërore.
Ata marshuan nga Prizreni për në Shqipëri, e të cilën u ekzekutuan pabesisht në Tivar.
Komisioni parlamentarë miratoi programin hetimor, i cili parashikon shqyrtimin e burimeve arkivore dhe çdo dokumentacion tjetër që do të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel lajmëron se komisioni do të ndihmohet nga dy ekspertë, ish-deputeti demokrat Uran Butka dhe historiani Romeo Gurakuqi.
Berisha më herët kishte thënë se kishte edhe zyrtarë shtetërorë të Shqipërisë të asaj kohë që ishin në dijeni për planet e masakrës.
Opozita në parlamentin e Shqipërisë nuk merr pjesë në këtë komision hetimorë me arsyetim që këto ngjarje i takojnë historianëve për ti zbardhur. /Malesia.Org/

KOMENTOJE