Facebook vlen më shumë se Dell, eBay, Yahoo apo Starbucks!

A e keni ditur se Facebook vlen më shumë se Research in Motion, Starbucks, Dell, Yahoo, Adobe, Intuit ose eBay? Të paktën kështu thuhet nga disa vlerësime në treg të cilat e rrisin vlerën tregtare të Facebook në stratosferë.

Edhe pse Facebook është kompani private dhe nuk është e regjistruar në bursë, investitorët kanë blerë aksione në kompani përmes transaksioneve private, duke përdorur shërbimet si SecondMarket dhe SharePost, për një kohë të gjatë.
Vlera tregtare e Facebook nuk ka shifra të njëjta nga kompanitë që janë munduar ta vlerësojnë atë.

Për shembull, Forbes thotë se Facebook vlen 23 miliardë dollarë. SharePost deklaron shifrën prej 26.3 miliardë dollarë, që ajo e konsideron si vlerë reale për rrjetin social, ndërsa Financial Times shkon edhe më tej duke deklaruar 33 miliardë dollarë vlerë tregtare për kompaninë digjitale nga SiliconValley.

Më poshtë, mund të shihni një listë të kompanive të njohura botërore të cilat vlejnë më pak se Facebook. / Telegrafi /

• eBay: 32 miliardë
• Costco: $27.5 miliardë
• Research in Motion: $26 miliardë
• Dell: $23.8 miliardë
• Starbucks: $19.2 miliardë
• Yahoo: $19.1 miliardë
• Staples: $14.8 miliardë
• Intuit: $14.3 miliardë
• Adobe: $14 miliardë