Ajo në fakt është me origjinë nga Shkodra, pra Shqipëria është vendi ku janë rrënjët e familjes së saj. Ka disa kohë që ka shpërthyer nëpër pasarelat botërore në pozicionin e modeles. Bëhet fjalë pikërisht për Eva Pepaj prej së cilës kohëve të fundit na vijnë të tjera informacione. Ajo sapo ka realizuar filmin me metrazh të shkurtër ‘The hand off’ në të cilin shfaqet duke interpretuar përkrah bashkëshortit të saj Val Lauren. Nga kritika ka marrë vleresimet më të mira ndërsa nga kasti i realizimit të filmit ka marrë notë maksimale. Sipas saj një favor ka qenë edhe më i madh në këtë film, pasi për partner ka pikërisht të shoqin dhe kjo e ka bërë të ndihet më komode.