Shënohet 90-vjetori i luftës së Koplikut të 1920

Në nderë të dëshmorëve të rënë në luftën e Koplikut të Malësisë së Madhe të vitit 1920, të hënën me 20 shtator Bashkia e Koplikut organizoi një manifestim përkujtimorë kushtuar luftës për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga ushtria serbo-malazeze.
Mbas vendosjes së kurorave pran lapidarit kushtuar dëshmorëve të kësaj lufte në qendër të Koplikut, manifestimi vazhdoi me një program të pasur kulturor e argëtues pran Liqenit të Shkodrës.

Në manifestim mori pjesë edhe një delegacion i komunës urbane të Tuzit, i përbërë nga kryetari i komunës, Nikollë Gegaj, këshilltarët nga Kuvendi i komunës urbane të Tuzit, Smajl Çunmulaj (Iniciativa Qytetare), Nikollë Camaj (Lidhja Demokratike) dhe Muhamed Gjokaj (Lista për Tuzin) të cilët u pritën nga kryetari i Bashkisë së Koplikut, Ramadan Likaj dhe nënprefekti i Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj.
Me këtë rast Bashkia e Koplikut shtroi një drekë në restorantin Besjoni. /Malesia.Org/

Lufta e Koplikut

Lufta e Koplikut e 1920 ishte lufta e parë e organizuar nga ana e Qeverisë Shqiptare, e cila zgjati nga 26 korriku deri 31 dhjetori i vitit 1920, dhe kishte afërsisht 180 dëshmorë, ku spikatë data 20 shtator 1920, kur në Fushën e Koplikut ra heroikisht dëshmori trim Zef Prel Martini.

Zef Prel Martini, trimi legjendar nga Kushja i cili edhe pse i plagosur arriti të shpaguajë veten duke vrarë një oficer e katër ushtarë armiq malazez, ku së fundi ishte ngujuar në një shtëpi të fisit Smakaj në Koplik ku për ta kapur serbo-malazezët përdorin dredhinë. Ushtarët “serbo-malazez” i premtojnë, japin besën se po të dorëzohej do t’i falej jeta. Kështu që Zefi u dorëzua por nuk kaloi shumë rrugë dhe në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, atë e torturuan e në fund e vranë robin e luftës në “besë”, dëshmorin shqiptar Zef Prelë Martini.

KOMENTOJE