Themeluesi i UCK-se, Azem Syla edhe nderi dhe krenaria e kombit Shqiptar

Ato dite teper te veshtira per Popullin e Kosoves dhe mbar Kombin Shqiptar,para se te fillonte lufta ne Kosove,kame patur rastin dhe fatin e mire,te njihem dhe te bisedoj nga afer me djalin trim te Drenices dhe atdhetarin e flakte AZEM SYLA.Ai erdhi ne qytetin e Nju Jorkut se bashku me shokun e tij, atdhetarin Xhavit Haliti,per tu takuar me Diasporen tone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Ne kete kohe ai vizitoi edhe Restaurantin tim “GIOVANIS” ne Arthur Avenue,ku une kisha varur me inisiativen time ne mur Stemen e bukur te UCK-se,akt i cili nga disa njerez miop,te frikesuar,por edhe te djallezuar u vleresua dhe cilesua si nje veprim teper i nxituar,i parakohshem dhe aventure e rrezikeshme qe do ta nervozonte e nxiste Serbine per ta pergjakur rend Kosoven.Ne zyren famoze te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit, Azem Syla mbajti nje ligjirate te shkurter e te rendesishme me bashkatdhetaret tane,duke prezantuar para nesh situaten e rende qe po kalonin vellezerit tane kosovar,si dhe rrezikun e madhe qe paraqiste regjimi barbar i Milloshevicit,i cili mund te shkaktonte vrasje masive dhe masakra ndaj njerzeve te pafajshem,por edhe per detyrat tona si komb qe na delnin perpara ne keto momente kaq kritike.
Ne kete takim pune kaq interesant,mbreselenes e teper te rendesishem Azem Syla,ne shenje respekti dhe mirenjohje te thelle,midis te tjerash nuk la pa permendur edhe kontributin e madhe e te vazhdueshem qe po jepnin per mbrojtjen e Kosoves dhe te ceshtjen tone kombtare,djemt e Malesise,te cilet kane qene gjithmone pararoja e diasporas dhe mjafte aktiv, duke punuar me perkushtim e vetmohim ne sherbim te popullit shqiptar.Me erdhi shume mire kur degjova nga goja e tij fjalet me te bukura dhe plotesisht te merituara per Malesin time dhe vellezerit e mi malesor,qe nuk kane kursyer asgje,as edhe jeten e tyre per ti dale zot Atdheut,Kombit dhe trojeve shqiptare,ku nder te tjera ai u shprehe:”Vellezerit tane trima te Malesise tone heroike,kane dhene dhe po japin nje ndihmese shume te madhe per clirimin e Kosoves si askush tjeter dhe per kete gjest te lart patriotik, ne te gjithe si Kosove e Komb Shqiptar,do tu jemi mirenjohes tere jeten”. Fjalet e tij te sinqerta e te thjeshta qe rendonin sa nje mal,na mbushen me krenari e optimizem,na ngrohen zemrat dhe na dhane force e energji te reja ,per te punuar akoma me shume ne ate periudhe,kur bashkeatdhetaret tane ne trojet dardane qe vuanin mbi shpine terrorin e eger serb i kishin kthyer syt e tyre ne diaspore, te Amerika jone e Madhe dhe prisnin shume nga ne per ti marre ne mbrojtje dhe per ti shpetuar nga vdekja qe u kanosej ne c’do cast prej tankeve, bajonetave dhe plumbave te poilicise e ushtrise neofashiste sllave te Beogradit e Cetinjes.
Qysh ne ate kohe, una pashe dhe dallova qart,se tek ky patriot i shquar kishin zene vend cilesite me te mira qe duhet te kete nje shpiptar,lider e atdhetar i vertete ,pasi ai ne c’do moment shpaloste karakterin edhe virtutet e tij te larta,si njeri i qete,i dashur,i thjeshte,i sinqert,i drejt,parimor,trim dhe i komunikueshem me njerzit,duke qene i papajtueshem dhe i rrept me c,do veprim qe binte ne kundershtim me interesat e popullit, ligjshmerine dhe demokracine.Keshtu ka qene dhe i till mbeti gjithmone edhe sot Azem Syla,nje figure e paster,qe te bene per vetete dhe te imponon respekt me veprimet e tij.
Megjithse me merita teper te medha ne luften per clirim,i burgosur dhe torturuar ne qelite e Beogradit,Azem Syma eshte i vetmi LIDER shqiptar MODEST,qe nuk pranoi kurr te gradohet dhe marre asnje lloj pushteti,uli ne kolltuqe shoket e tij me te rinje dhe vet mbeti gjithmon i thjeshte, por kundershtari me i madhe dhe i perjetshem ndaj padrejtesive,shkeljes se ligjit,korrupsionit dhe krimeve,duke u bere figura me e dashur dhe me e ndritur, jo vetem ne Kosove,por edhe ne mbar Kombin tone.
Inisiatori,krijuesi dhe udheheqesi i Ushtrise se Lavdishme Clirimtare te Kosoves Azem Syla,ishte i pari qe denoi ashper tragjedine kriminale dhe masakrat e ushtrise malazeze,te antishqiptareve Gjukanovic e Vujovic,te cilet pergjaken tere popullin e Malesise tone me 9 shtator 2006,duke vrare kater malsor dhe arrestuar,burgosur ,torturuar e denuar 20 djem shqiptar te pafajshem,per tu vjedhur votat dhe rrembyer me force e dhune pushtetin lokal ne Tuz.
Azem Syla me UCK-ne e lavdishme qe krijoi,duke luftuar heroikisht nga brenda Kosoves dhe sulmi i fuqishem ushtarak i ushtrise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes e NATOS nga siper e kane mundur dhe shpartalluan me turp bishen e eger serbe,UDB-ne vrasese famekeqe dhe mercenaret shqiptar qe i sherbenin asaj ,qysh ne vitin 1999.Skenaret e sotem kriminal antishqiptar te Sherbimit Serkret Serb(BIA),qe shkruhen e thuren me kujdes ne Beograd dhe ekzekutohen kunder tij ne Kosove,duke aktivizuar edhe tradhetar e spiun shqipfoles nga rradhet e mbeturinave te ishe UDB-se,per te goditur pas shpine heroin legjendar te Drenices Azem Syla dhe UCK-ne qe ai formoi e udhehoqi,do te perfundojne vazhdimisht me turp.Ky komplot i gjate,i ndyre dhe i fshehte udebashesh,i mbushur plote e per plote me akuza fallco dhe shpifje monstruoze e te paskrupullta,qe dalin edhe nga goja e disa mercenareve shqiptar te tipi Bllaca e te tjere dhe qe adresohen kunder Azem Syles,por edhe ndaj Ramush Haredinajt,Fatmir Limes,Hashim Thacit, Xhavit Halitit,Agim Cekut,Albin Kurtit,Hysni Syles dhe trimave te tjere te UCK-se,eshte i drejtuar kunder Pamvarsise se Shtetit te Ri te Kosoves, popullit te saj dhe Kombit Shqiptar.Keto sulme te pabesa ndaj djemeve tane te UCK-se,jane pjese e planit te pergjithshem strategjik,shovinist dhe kriminal te Beogradit dhe kane si qellim qe te nxitin luften vellavrasese e destabilizojne situaten ne Kosove,duke krijuar kushte te pershtateshme e te favorshmne edhe per ndonje nderhyrje e agresion te mundshem ushtarak kunder saj,per ta rikthyer ate perseri nen pushtimin dhe roberine e klaneve te Milloshevicit.Gjithashtu kjo veprimtari e ashper dhe e dendur antishqiptare e xhelateve te Danubit,qe ka per synim prishjen e stabilitetit,te sigurise dhe paqes ne rajon, zhvillohet ne perputhje e harmoni te plote me interesat e sllavizmit carist rusommadh ,duke u nxitur, frymezuar, mbeshtetur dhe financuar prej tij,per te rivendosur perseri hegjemonine e vet,jo vetem ne Ballkan e pjese te tjera te Euyropes,por edhe per te forcuar pozitat e humbura ne shkalle globale.
Eulekxi si aleat dhe mik i shqiptareve e me pergjegjesi te medha ne drejtimin e Shtetit te Ri te Kosoves, nuk duhet te mashtrohet kurrsesi nga intrigat e policeve vrases te Tadicit,Jeremicit,Qosicit,Kushtenices e Sheshelit e banditeve te BIA-s dhe te ndikohet nga presionet e Madridit,Bukureshtit, Athines,Nikozis,Bratislaves,duke bere lojen e tyre dhe keqtrajtuar ushtaret clirimtar te UCK-se, qe jane viktima te terrorit serb shteteror dhe i mbijetuan masakrave te tij.Por edhe populli i Kosoves,Qeveria e tij e UCK-se ne pushtet, qe u burgosen e torturuan per vite me rradhe,partite politike shqiptare dhe shoqatat atdhetare, nuk duhet ti harrojne kurr kaq shpejt vuajtjet e tyre tragjike dhe te bejne gjum te qet mbi dafina,prandaj ata duhet te jene vigjilent,sycelur e te gatshem per ti mbrojtur me perkushtim djemt e vet duke mos lejuar askend qe ti preke padrejtesisht heronjte e luftes qe na cliruan nga pushtimi i gjat shekullor serb.
Beogradi,por edhe ata qe drejtojne sot Eulekxin,duhet ta dine mire dhe te kene shume te qarte,se figuren e ndritur te Azem Syles,qe tani eshte lartesuar sa nje mal,nuk mund ta lekundin e erresojne dot shpifjet dhe intrigat e miliceve kriminel serb te ardhur ne Ballkan e trojet tona nga Karpatet dhe stepat e Uralit e te Kaukazit si okupator e vrases,as edhe veglat e tyre nga gjaku yne i prishur qe u sherbejne verberisht padroneve sllav
te krimit.
Azem Syla tashme e ka rradhitur vehten e tij ne nje rreshte me figurat dhe heronjt e medhenje te Kombit Shqiptar, perkrah Idriz Seferit, Dede Gjon Lulit,Azem Galices,Cerciz Topullit,Mihal Gramenos,Isa Buletinit,Hasan Prishtines,Bajram Currit,Avni Rrustemit, Mujo Ulqinakut,Vasil Lacit,Qemal Stafes,Vojo Kushit,Zoja Curres,Isuf Gervalles,Ukshin Hotit,Adem Jasharit e tj, dhe emri e vepra e tij titanike qe jane nderi dhe krenaria e Kokmbit tone ,do te nderohet neper shekuj me respekt te thelle nga c’do shqiptar.

Nga: Pashko Rr.Camaj, New York 8/10/2010

KOMENTOJE