Në seancën e djeshme të Kuvëndit të KU të Tuzit ish kryeparlamentari i KU të Tuzit përsëri aktualizon çështjen e flamurit boshnjak, njëkohësisht pergaditë aktpadi kundra kreut të KU të Tuzit

Këshilltari i Lidhjes Demokratike dhe ish-Kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit Nikollë Camaj , njoftoi në seancën e djeshme se do të ngris aktpadi kundrejt KU dhe administratës së saj, sepse ata në dorë të vet ndaluan pagesat e ish-zyrtarëve të KU të Tuzit.

Ai e akuzoi menaxhmentin aktual se janë duke shkelë Kushtetutën dhe ligjin, sepse vendimi për pagat e zyrtarëve, i miratuar nga Kuvendi i atehershëm i KU është duke u zbatuar në mënyrë selektive, madje para pezullimit të tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Jo vetëm se na kini sjellur ne në situatë degraduese, por ju para Kushtetutës dhe ligjit, keni sjellur edhe statusin tuaj dhe statusin e komunës urbane. Madje, pa edhe asnjë dekret me shkrim, por sipas informacionit tim, vetëm me një urdhëresë gojore të Kryebashkiakut Miomir Mugosha” tha Camaj.
Lidhur me flamurin boshnjak në sallën e Kuvendit, Camaj parashtroi pyetje këshilltari dhe kërkoi përgjegje me shkrim nëse kjo çështje është precesuar drejt autoriteteve shtetërore siç ishte premtuar në fillim dhe autoriteteve, për të vërtetuar ligjshmërinë e përdorimit, dhe nëse është procesura, a ka përgjegje a po deri ku ka ardhur çështja”.

Ai shtoi se edhe lidhur me këtë këta zotërinjë kanë marrë të drejtën në duartë e veta sepse “Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare lejon përdorimin e simboleve të pakicave në vende publike në lokalitetet ku pakicat përbëjnë shumicën. Në Malësi shumicën e përbëjnë shqipëtarët e nësë shkojmë me logjikën tuaj në sallë duhet të vëndosim edhe simbolet e sërbve, kroatve, romve,e madje edhe kinezëve. Sipas kësaj logjike, simbolet duhet të vendosen në dhomat e Kuvendit në Podgoricë, Bar, Ulqin, Rozhajë, Plavë, dhe në Parlamentin Malazias.” tha Camaj.

Pastaj pasojë në polemikë e ashper rreth pikes së vetme të rëndit të ditës, dhënia e mendimit në raportet e punës të ndërmarrjeve publike, ku në diskutime u kyçen Nikollë Gegaj, kryetari i komunës dhe këshilltarët Halil Dukoviq, Smail Çunmulaj, Muhamed Gjokaj dhe Nikollë Camaj.

Kryetari i KU Nikollë Gegaj, kujtoi atë se çka ndërmarrjet publike të kryeqytetit janë duke punuar në Malësi, në çka iu tërhoq vërejta nga këshilltari Çunmulaj se nuk është fjala për punime që po bëhen apo që janë në planë të bëhen, por për ato punë që janë kryer apo që nuk janë kryer e do të duhej të ishin kryer. Këshilltari i PDS Halil Dukoviq i kritikoi përfaqësuesit e opozitës të cilët kritikuan punën e këtyre kompanive për vitin e kaluar, pasi ata vet atëherë ishin në pushtet, për çka fitoi përgjegje se jepej mendimi për punën e tyre edhe atëherë, “por me vërejtje që ju sot spo i pranoni”. Këshilltari i Listës për Tuzin, Muhamed Gjokaj iu bashkëngjit menimit të pozitës se pushteti i mëpërpashëm ka bërë gabimet për të cilat e ka dënuar votuesi dhe i këshilloi që edhe ata ti votojnë Mendimet e pergaditura mbi raportet e punës së ndërmarrjeve publike. Nikollë Camaj e vlerësojë si jo mjaft të matur dhënien e këshillave të z. Gjokaj, pa ia kërkua kush, duke e vënë në dyshim nëse ai i takon opozitës apo pozitës.

Përndryshe këshilltarët e mazhorancës miratuan Mendimin në Raportin e punës të ndërmarrjeve publike: “Rrjetin e ujësjellësit “, “Pastertimit “, “Gjelbërimet dhe parqet “, “Shërbime Funerali”, “Shërbime Komunale “, “Deponia”, “Tregjet dhe pijacat”, “Putevi-Rrugët”, “Parkim Servisi” dhe “Agjencitë për strehim”, edhe pse opozita e ka vënë përpara një numër të kundërshtimeve punën e tyre në Malësi.

Lëvdatat pati, madje edhe nga opozita, në llogari të nderrmarjes “Tregjet dhe pijacata”, deri diku edhe për “Çistoqa”, pasi që hedhurinat mbahen rregullisht, kurse më së shumtit kundërshtime pati në llogari të “Ujësjellsit”, “Komunaljeve” dhe “Putevi”.

Me vota e mazhorances u hodh poshtë propozimi i kolegut nga PSP, Z. Kolë Lulgjuraj, që në rendin e ditës të radhitet informacion mbi aktivitetet e përfunduara dhe stimulimin për të nxitur prodhimin bujqësor në Tuz për nëntë muajt e parë të vitit me një propozim të masave për vitin e ardhshëm. /Vijesti, Pobjeda e DAN/ Perktheu: Albert Camaj.

KOMENTOJE