Emërtimet e vendbanimeve janë duke u shënuar edhe në gjuhën shqipe

Të nderuar qytetar, siç e keni vu re edhe ju, duke kaluar rrugëve të Malësisë, se emërtimet e vendbanimeve janë duke u shënuar edhe në gjuhën shqipe.
Kjo paraqet një ngjarje të rëndësishme dhe të gëzuar për trevën tonë, me ç’rast kamë vendos që të ju përgëzoj dhe që së bashku me Ju të ndajmë këtë lajm.
Kjo gjë paraqet suksesin e angazhimit tonë që të respektohen aktet më të larta të këtij shteti kur ka të bëjë me të drejtat e pakicave e në veçanti fletë për punën e mirë që kryejnë organet gjegjëse të Kryeqytetit në bashkëpunim me kreun e ri të Komunës urbane.
Emërtimet e vendbanimeve, toponimet dhe emërtimet e Lumenjve, në trevën e Komunës urbane të Tuzit, tani më shkruhen edhe në gjuhën shqipe dhe paraqesin një rëndësi të veçantë për Malësinë dhe popullin e sajë, nëse dihet se ky standard ishte i shumëpritur.
Kjo ngjarje shënohet si një sukses dhe arritje për sa u përket të drejtave të pakicave në Mal të Zi e në veçanti për banorët e këtyre anëve. Avancimi i të drejtave të pakicave dhe qeverisjes lokale do të jetë gjithherë prioritet i yni gjithnjë në të mirë të popullatës së kësaj treve.
Veçorit gjuhësore për mesë vendosjes së këtyre tabelave vejnë në pah pasurit shpirtërore me të cilat disponon kjo trevë.

KRYETARI i KU Tuz, Nikollë Gegaj

KOMENTOJE