Trajneri i përfaqësues së Shqipërisë, Josip Kuze, është shtruar në spital si pasojë e gjakderdhjes në tru (hemorragjisë cerebrale).
Sipas Top Channel, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ashtu që kroati mund të dërgohet jashtë Shqipërisë për një mjekim më të specializuar, por ende nuk është marrë një vendim nëse mund të transportohet për shkak të gjendjes së tij të rëndë.
Mësohet se shëndeti i strategut është përkeqësuar menjëherë për shkak të gjendjes gripale, duke bërë që t’i nënshtrohet kujdesit intensiv. /Telegrafi/