Vrasje në tregun e Tuzit

Mëngjesin e sotëm (e shtune) rreth orës 10, në tregun e Tuzit, Batric Jovicevic (70 vjeç) me pesë plumba nga revolja vret gruan e tij Tanja Brajovic (40 vjeç).
Ngjarja ndodhi në sytë e shumë shitë-blerësve e kalimtarëve në treg, kur në momentin që Brajovic ishte pranë një kioskë duke tregtuar, nga mbrapa vjen burri i saj Jovicevic me revole në dorë dhe e qëllon së paku pesë herë në kokë. Brajovic mbetet e vdekur në vend kurse sipas dëshmitarëve okular, Jovicevic duke u larguar nga vendi i ngjarjes, vendos vetës revolen në kokë, por tentativa e tij për të vrarë edhe vetën ndalet nga disa kalimtarë, të cilën e ndalin dhe i grabisin revolen nga dora. Jovicevic më vonë u arrestua nga forcat policore.

Në tregun e Tuzit çdo ditë vijnë mijëra shitblerës nga krejt Mali i Zi por edhe rajoni, dhe është si nga vendi ku ndodhet dhe kushtet në përgjithësi, njëri ndër tregjet me kushte më të dobëta në rajon.

KOMENTOJE