Fshihet emërtimi shqip në tabelën në hyrje të fshatit Vrane

Malësi – Dy ditë mbas vendosjes së tabelës në gjuhën shqipe (krahas me atë në gjuhen malazeze), emërtimi në gjuhën shqipe fshihet krejtësisht dhe në të tani qëndron e shkruar “srbija“ në alfabetin cirilik. Kjo është tabela në hyrje të fshatit Vrane, rruga Dushiq-Lekaj-Vrane, e sipas informatave që kemi edhe në tabelën tjetër në fshatin Vrane, rruga Mataguzh-Vrane, gjithashtu emërtimi shqip u fshi. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Shkarravitet tabela e sapovendosur në hyrje të fshatit Vrane

Malësi – Sot (30 shtator) morëm lajmin se nisi vendosja e tabelave me emërtimet e vendbanimeve në Malësi edhe në gjuhën shqipe. Një ndër to edhe në fshatin Vrane e cila u shkarravit vetëm disa orë mbasi që u vendos.
Saktësisht, siç mund ta shihni në fotografi, emërtimi në gjuhën shqipe u “përmirsua“ (shtohet germa “J“) dhe tani më po ta lexosh tabelën, mungon emërtimi në shqip.
Fshati Vrane në gjuhën malazeze shkruhet Vranj. /Malesia.Org/

KOMENTOJE