Pesë boshnjakë përfundojnë në spitalin e Tiranës

Derbi ballkanik ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka pasur edhe momente tensioni. Kanë qenë mysafirët që kanë provokuar tifozët vendës pas golit të epërsisë nga Ibisheviqi. Boshnjakët nisën të hedhin gjësende në drejtim të tifozëve shqiptarë që i kishin afër. Nuk ka vonuar përgjigja dhe shqiptarët e të gjitha trojeve që kanë qëlluar aty u kanë kthyer në të njëjtë formë mysafirëve. Raportohet edhe për përleshje me policinë, dhe së paku 5 boshnjakë kanë përfunduar në Spitalin e Tiranës.

KOMENTOJE