Shqipëria shijon humbjen

Shqipëria nuk ka arritur të nxjerrë rezultat pozitiv përballë Bjellorusisë, në duelin e zhvilluar në Minsk, të vlefshëm për Grupin D të kualifikimeve për Euro 2012.

Bjellorusët ishin më të mirët që nga filimi i takimit, një gjë kjo e cila u vërtetua dhe nga rastet e treguara për vendasit. Kombëtarja jonë pothuaje nuk tregoi asgjë, por performanca jo e mirë e më të dashurve tanë mund të justifikohet me mungesat e viganëve të tillë si Lorik Cana dhe Erjon Bogdani.

Goli i parë erdhi që në fillim të takimit. Vitali Rodionov kaloi në epërsi Bellorusinë vetëm pas dhjet minutash lojë, duke e zhbllokuar rezultatin në 1-0, rezultat ky që mbeti deri në fund të pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë Shqipëria nuk tregoi asgjë dhe dënimi erdhi 13 minuta pa përfunduar takimi, kur Krivets (77’) realizoi për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Pas rrethit të katërt të kualifikimeve Shqipëria mund të krenohet me pesë pikë në pozitën e tretë, kurse Bjellorusia e sheh veten lidere të Grupit D me tetë pikë.

Ky barazim zbeh dukshëm gjasat e Shqipërisë për t’u kualifikuar për Euro 2012, pasi që Franca nga ana tjetër do ta mposhtë Luksemburgun dhe do krijojë distancë të madhe me përfaqësuesen e kombëtares tonë. /Telegrafi/