Tifozët Kuq e zi djegin flamurin serb përpara përfaqësisë diplomatike të Serbisë në Tiranë. Ky akt vjen si përgjigje pas disa orësh që ultrasit serbë në Itali dogjën flamurin kombëtar Shqipëtarë gjatë ndeshjes me Italinë.
Ky veprim sipas përfaqësuesve të Tifozëve Kuq e Zi, ai ishte një veprim i papranueshëm, ndaj dhe këta të fundit vendosën t’i përgjigjen me të njëjtën monedhë. Në orët e mbrëmjes së ditës së martë tifozët shqiptarë kanë protestuar para ambasadës serbe në Tiranë ku edhe kanë djegur flamurin serb.
Ndërkohë që gjatë kësaj proteste nga tifozët është qëlluar edhe një punonjës i policisë i cili ka tentuar të mos lejojë protestën të zhvillohej para derës së ambasadës.
Madje për të shpërndarë tifozët forcat e policisë kanë qëlluar disa here me armë në ajër. Por jo nuk dihet nëse plumbat ishin të vërtetë apo manovër. /KNN/