20 vitet e veprimtarisë së begatë e parimore të LD në MZ-së – Rekomandimi më i mirë për votuesit në zgjedhjet vendore në Komunën e Ulqinit

Zgjedhjet e përsëritura lokale në komunën e Ulqinit, të caktuara për 17 tetor 2010, po bien në jubileun e madh e domethënës për historinë shqiptare, në 20-vjetorin e formimit të partisë së parë politike të shqiptarëve, sot në Malin e Zi – LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI (LD në MZ)

Me rastin e këtij jubileu, që në fillim shfrytëzoj rastin të përshëndes e falënderoj të gjithë anëtarët e Kuvendit Themelues dhe të gjithë të tjerët që morën pjesë në Kuvend Themelues Historik, më 09 shtator 1990 në Tuz.

Përshëndes dhe përgëzoj udhëheqësinë e parë, zotërinjtë Lekë Lulgjuraj, kryesues i Kuvendit Themelues i LD në MZ-së dhe Tahir Gjonbalaj, nënkryetarë dhe Nikollë Camajn, sekretar, që u zgjodhën në Kuvend
Një përshëndetje të posaçme prej meje, nga udhëheqësia e tashme dhe anëtarët kanë anëtarët e KRYESISË SË PARË të LD në MZ, ata që janë gjallë. Ndërsa për ata që nuk gjenden më në mesin tonë, shprehim respekt e falënderim. Përshëndesim Ata që patën besimin, respektin e përkrahjen, pse jo edhe fatin të jenë të zgjedhurit, anëtarët e parë të trupit organizativ e udhëheqës, KRYESISË SË PARË të subjektit politik të parë të shqiptarëve, në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, që me dinjitet, përkushtim, orientim të drejtë programor kombëtar e demokratik, ndezi, mbajti e po mba ndezur me stoicizëm flakën e demokracisë shumëpartiake, megjithëse duke u përballë me pengesa, shantazhe, përndjekje e vështirësi të ndryshme, për t’i dalë zot shtëpisë sonë – trungut kombëtar.

Përshëndetje të ngrohtë të gjithë anëtarëve, simpatizuesve dhe përkrahësve të Lidhje Demokratike dhe sidomos të gjithë atyre, votuesve, të cilët më 17 tetor 2010, pra të dielën e ardhshme, do të votojnë listën Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Mehmet Bardhi, duke rrumbullakuar numrin 7, në listën e përbashkët zgjedhore për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.

Zonja e zotërinj,

LD në MZ-ja është partia që asnjëherë nuk mashtroi, nuk bleu vota për kolltuk e hyzmeqarë të pushtetit, që asnjëherë para asnjë vështirësie nuk u tërhoq, as në kohët e mbrapshta të luftave përreth, dhe luftëbërësve e përndjekësve – përbrenda, flet padyshim shumë, qartë e drejtë për largpamësinë e këtij subjekti., gjë që për të drejtin, për të sinqertin për dashamirin e atdhetarin është zgjedhja më e mirë edhe për këto zgjedhje lokale.

Ne, qytetarëve, gjegjësisht votuesve asnjëherë nuk u premtuam e as tash nuk u premtojmë pallate, ura e bulevarde, se edhe ju mirë e dini, që në një shoqëri, në këtë shtet, ku sot çdo gjë e kanë centralizuar, kur të mirat e begatitë tona ekonomike e natyrore po plaçkitën e grabitën, kolonizohen e okupohen nga Qendra, është qesharake që të bëjsh premtime të tilla. Kur paratë tona na i rrëmben ZOTNIA, i huaji që na vjen në votër, që u prijnë “hafijet” nga radhët tona, shërbime që i bëjnë për interesa të ngushta, të veta apo të grupit, Lidhja Demokratike thotë se e para e të gjitha të parave është t’i dalim zot vetës, të bëhemi zot në shtëpinë tonë. Jo, duke kërkuar lëmoshë, por të drejtë. Por për këtë duhet vetëdije e lartë politike, kombëtare e demokratike e mbi të gjitha bashkim në mes nesh, e jo me “të fortin”, siç po e quajnë hyzmeqarët të këtij nënqielli, për të cilin po punojnë, në dëm të qytetarëve.

LD në MZ është subjekti i parë politik shqiptar, i cili, pasi fitoi zgjedhjet e para në pluralizëm ushtroi pushtetin vendor në Komunën e Ulqinit. Më 28 dhjetor 1990 konstituoi Kuvendi i Parë Shumëpartiak të Komunës së Ulqinit, kryetar i të cilit u zgjodh Mehmet Bardhi.

Duke ditur se kjo ndodhi në kohën e shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, të luftave në Kroaci, në Bosnjë e Kosovë, kur satrapi i Ballkanit nga Beogradi nisi dhe bëri luftat okupuese kundër fqinjëve të vet, në kohën e shkatërrimit të ekonomisë dhe sistemit monetar, në kohën e inflacionit të paparë tre-katërmbëdhjetë shifrorë, në kohën e centralizimit të pushtetit vendor nga Qeveria e Malit të Zi, në periudhën e marrjes së kompetencave komunës nga “Morsko ( zllo) dobro” (të mirat- të këqijat detare) dhe të zvogëlimit të mjeteve financiare, që pati si pasojë një buxhet të varfër, i cili nuk garantonte një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, një jetë të mirë për të gjithë qytetarët.

Përkundër gjendjes së vështirë politiko-ekonomike, LD në MZ, gjatë ushtrimit të pushtetit vendor artikuloi drejtë e mirë, me përkushtim, dituri, tolerancë demokratike e vendosmëri kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, për barazi, zhvillim dhe avancim të të drejtave kombëtare dhe ekonomike. Hartoi dhe miratoi Statutin e Komunës së Ulqinit, për herë të parë në gjuhën shqipe, me norma të veçanta për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, për përdorimin e gjuhës shqipe e barazinë me atë malazeze në administratë, për perdorimin e simboleve kombëtare etj. Ishte kjo një kushtetutë e vogël për shqiptarët në MZ. Megjithëse Qeveria e MZ abrogoi 11 nene të ketij Statuti, LD në MZ qendroi e paluhatshme, kurrë nuk i ndërroi ato norma të Statutit dhe sot shumica e tyre janë të përdorshme, u bënë realitet. LD në MZ doli haptas kundër luftës dhe kundër mobilizimit me dhunë të të rinjve tanë për t’i çuar në frontet e luftës. Kryetari Bardhi shkoi disa herë në kampin ushtarakë në Sutorman (vera 1992) ku ushtria e pushteti kishin mobilizuar me dhunë mbi tetëqindë të rinjë, mbi 80% të të cilëve ishin shqiptarë, për t’i dërguar në frontin e Dubrovnikut dhe me ndërhyrjen e tij të mendshme dhe të guximshme, me organizimin e moralin e lartë të të mobilizuarve, bëri që komandatët ushtarakë të zbrapsën nga plani i tyre famkeq, të lirojnë të gjithë të mobilizuarit. Me këtë akt sa heroik e aq largpamës shpetuam jetët e tyre dhe nderin shqiptar ndaj kroatëve dhe botës demokratike.

LD në MZ është nismëtare dhe realizuese në hartimin e dokumentit politik – Memorandumit për Statusin Special të Shqiptarëve në Mal të Zi, të aprovuar në Ulqin më 12 shtator 1092 nga Forumi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe të njëjtën ditë të aprovuar nga Kryesia e Lidhjes Demokratike si dokument të vetin programor, me çka u bë dhe legjitimiteti i tij. Me këtë Dokument Përfaqësuesit e Shqiptarëve morën pjesë në bisedimet shqiptaro-malazeze në Konferencën e Paqes për ish-Jugosllavinë në Bruksel, Londër e Gjenevë për definimin e statusit
(të udhëhequr nga kryetari Mehmet Bardhi në delegacionin për bisedime ishin edhe Lekë Lulgjuraj e Gjergj Gjokaj, ndërsa në Gjenevë edhe Mustafë Çapuni).

Nisur nga nevojat e qytetarëve për përmirësimin e kushteve jetësore, LD në MZ gjatë ushtrimit të pushtetit vendor investoi në infrastrukturën lokale, pa dallim se në cilën lagje apo rajon (e jo siç bëri dhe po bën koalicioni qeverisës i komprometuar), asfaltoi shumë rrugë, bëri rrugë të reja, përmirësoi furnizimin me ujë. Aprovoi akte normative që barazojnë të drejtën e shqiptarëve për shkrim e komunikim në gjuhën amtare edhe në administratë. Aprovoi Vendimin për Emrtimin e Rrugëve dhe Shesheve, dy herë, pasi Gjykata kushtetuese Malazeze e anuloi!? Qeverisja aktuale, në largim, as që guxoi më ta përmendi, por zbatoi urdhërat e Qendrës.

LD në MZ është parti politike e qytetarëve të lirë, anëtarët e së cilës u angazhuan, po angazhohen dhe do të angazhohen për të drejtat dhe lirit e njeriut, për bara
zi kombëtare, për realizimin e të drejtave politiko-nacionale, ekonomiko-sociale, konfesionale, arsimoro-kulturore, pikë së pari të shqiptarëve po edhe të tjerëve. Ajo kundërshton energjikisht përpjekjet për monopol dhe privelegj të një populli – të malazezëve ndaj shqiptarëve, siç po vazhdon të ndodhë. Angazhohet për një pushtet të decentralizuar, ku shqiptarët do të vendosin vetë për mënyrën e organizimit të jetës së tyre politiko-ekonomike, ku do të disponojnë lirisht me pasuritë e tyre. Lidhja, më përkushtimin më të madh, pa heshtur kurrë, do të kërkojë dhe do të angazhohet për zgjidhjen e çështjes shqiptare në MZ, për definimin e statusit të shqiptarëve në Malin e Zi, ku shqiptarët vetë, në përputhje me parimet demokratike, do të vendosin për fatin e vet.

Formimi i LD në MZ-së për shqiptarët në MZ, ishte lindja e një dite të re plot dritë. Lindi një zë i fortë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Lindi përfaqësuesja e denjë dhe e vërtetë. Lindi një shpresë që përkushtimi dhe forca e saj po vazhdon.

LD në MZ asnjëherë nuk qiti në ankand interesat kombëtare, ekonomike e demokratike: as për lakmi ekonomike as për një vend pune. Ajo do të jetë gjithmonë përfaqësuesja e denjë e interesava kombëtare, ekonomike, kulturore e arsimore.
LD në MZ
është simbol i shpresës, i arsyes e ndërgjegjes dhe qëndresës kombëtare shqiptare, udhërrëfyes i zhvillimeve demokratike i të ardhmes sonë në integrimet evropiane me identitet, vizion e shembull i përfaqësimit të denjë politik, fshikulluese e pamëshirshme e korrupsionit politik e ekonomik të votës dhe kriminalitetit të organizuar

LD në MZ – vizion i ri – me vlera të dëshmuara
Mehmet Bardh, kryetar dhe deputet i LD në MZ

KOMENTOJE