Shqipëria është Kosovë. Nëse ka pasur një moment që dje Qemal Stafa ka qënë në një mendim të përbashkët ishte pikërisht momenti kur tifozët bardheblu kanë shfaqur një banderolë ku shkruhej se “Mjaft manisë së Serbisë, Kosova është Shqipëri”. Asnjë falmur serb i djegur dhe asnjë thirja anti-serbe në kor. Një “Shqipëri Etnike” për disa minuta dhe kaq. Fanatics kanë një koncept pozitiv të të bërit tifo. Të shash nuk është zgjidhje. Të përkrahësh është detyrim.
Si gjithnjë stadiumi ka marrë numrin e plotë të tifozëve diku rreth minutës së dhjetë atëherë ku dhe rojet e sigurimit dorëzohen përpara fytyrave që gjenden jashtë dyerve dhe me një pamje të përkthyer me “nuk e shikon që nuk kemi para për të blerë biletën” i hapin dyert për të gjithë. Duke i konsideruar kontigjent, sepse fundja nëse kanë shkuar deri aty, ishin të gatshëm për të parë ndeshjen, gjithë gjithë mund të bëhesin rreth 7 mijë tifozë. Shumica ishin tifozë të Tiranës, sepse kjo dukej qartë nga tribuna D2 e cila ishte pothuaj-pothuaj plot. Ajo D1 ku qëdrnonin tifozët e Dinamos ishte më e vakët.
Tifozët e Tiranës nuk janë më të shumtë në numër se sa tifozërite e tjera në Shqipëri por ama duhen respektuar si kampionë për mënyrën se si bëjnë tifo. Shumë të organizuar, solidë, dhe në sinkron ata krijojnë idenë që janë një tifozëri të huaj.
Dje ata fituan sërish ndeshjen e tyre. Një ndeshje që kanë vite që e fitojnë. Tifozëria e Tiranës, pas viteve 90’ ka qënë sistematikisht më moderne se sat ë tjerët. Ka qënë dhe në vijueshmëri.
Në fund vetëm tifozët nuk mjaftojnë. Lojtarët e Tiranës shkojnë dhe i ëprshëndesin, por e dinë shumë mirë se me 8 pikë nga 21 në valle deri tani u kanë një borxh të madh./Sport Ekpres/