Edhe tifozët rusë djegin flamurin kuqezi

Urrejtja sllave ndaj shqiptarëve i ka kaluar tashmë kufijtë e Serbisë dhe ka mbërritur deri në Rusinë e largët. Tifozët e Zenitit kanë djegur flamurin shqiptar gjatë ndeshjes së kësaj skuadre me Hajdukun e Splitit.

Sipas Gazetës Start, gjatë ndeshjes që u zhvillua në kuadër të Europa League, tifozët në stadiumin Petrovsky të Shën Peterburgut, i kanë vënë zjarrin flamurit kombëtar shqiptar.

Lajmi është transmetuar të enjten edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, e cila ka publikuar edhe imazhet e djegies së flamurit. /Telegrafi/

KOMENTOJE