Lirohen policët që morën pjesë në aksionin policor Fluturimi i Shqiponjës

Pesë policët që morën pjesë në arrestimet e 9 shtatorit të 2006, në Malësi, në aksionin e ashtuquajtur Fluturimi i Shqiponjës u liruan nga rihapja e procedurës për sjelljen e tyre gjatë arrestimeve me pretekstin se mungojnë prova, lajmërojnë mediet malazeze.
Policët Mark Kalezic, Darko Sekularac, Nenad Scekic, Milorad Mitrovic, Branko Radickovic në gjykimin e mëparshëm ishin dënuar nga 3 muaj burg për përdorimin e forcës së tepruar gjatë arrestimeve të 18 shqiptarëve nga Malësia, shtetas malazeze dhe amerikan. Ata sipas aktakuzës, me 9 shtator të 2006 gjatë bastisjes së shtëpisë së Pjetër Sinishtaj, e kanë malltretuar dhe rrahur të ndjerin Pjetër që atëherë kishte 86 vjeç. Pjetri ishte babai i Antonit dhe Viktorit të cilët u arrestuan atë ditë. /Malesia.Org/

KOMENTOJE