LD në MZ propozon krijimin e komisionit të përbashkët për propozimin e ndryshimeve të ligjit mbi kryeqytetin

Komunat urbane të jenë në funksion të qytetarëve

Tuz – Lidhja Demokratike në Mal të Zi vlerëson se duhet të formohet Komisioni në të cilin përfaqësuesit e Qeverisë, Kryeqytetit dhe komunave urbane të propozojnë ndryshime kualitative të Ligjit mbi Kryeqytetin.

Ndryshimet e Ligjit mbi Kryeqytetin janë në procedurë kuvendore dhe deputetët do të deklarohen për to në seancën e ardhshme.

LD në MZ vlerëson se është koha e duhur që të bëhet diçka në mënyrë që komunat urbane të jenë në funksion të qytetarëve dhe t’u ngjasojnë atyre në rajon.
“Duke ushtruar detyrën e kryetarit të Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit kam pasur rastin të vërej anomalitë e Ligjit mbi Kryeqytetin, të cilat mund të përmirësohen lehtë, duke mos vënë në pikëpyetje konceptin e Kryeqytetit, për territorin e Malësisë, si zgjidhje e përkohshme”, ka deklaruar Nikollë Camaj, citon agjencia Mina.
Ai thekson se, nëse nuk do të ketë ndërhyrje thelbësore në Ligj, korrigjimet e paralajmëruara do t’i konsiderojë të panevojshme me një qëllim.
“Nën velon e harmonizimit të Ligjit, e tërë procedura për ndryshimin e një ligji në nivel
shtetëror përmblidhet në krijimin e kushteve qënjë njeri të pushohet nga puna e ky është sekretari i Komunës së Tuzit”, ka thënë Camaj. /Koha Javore/

KOMENTOJE