Një doktor nga Gana është zgjedhur kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Slloveni, dhe madje në të gjithë ish-Federatën Jugosllave.
Peter Bossman, kandidat për partinë e qendrës së majtë Social Demokrate, fitoi ngushtë zgjedhjet në qytetin bregdetar të Sllovenisë, Piran.
Ai tha se njerëzit nuk shohin më ngjyrën e lëkurës së tij dhe se zgjedhja e tij tregon nivelin e lartë të demokracisë në Slloveni.
Bossman mbërriti në Slloveni në vitin 1980, kur vendi ishte ende pjesë e Jugosllavisë, për të studjuar mjekësi.
Ai fitoi ngushtë ndaj kryebashkiakut të vjetër Tomaz Gantar, me 51.4 për qind të votave. Tani ai thotë se ndihet, “i lumtur dhe krenar”.