Në Tuz u mbajt turneu në Ping Pong – Vendi i parë për Driton Gjokaj

Pas ndeshjeve të bukura dhe atraktive, vendin e parë e fitoi Driton Gjokaj. Në finale ai ishte më i mirë se kundërshtari i tij Husein Gjokaj, të cilit i takoi vendi i dytë, kurse vendi i tretë i takoi Arton Gjokajt.

Tuz – Klubi “Tuzo” organizoi të dielën e kaluar në Tuz turneun e parë në ping pong për të rritur. Edhe pse numri i pjesëmarrësve nuk ishte i madh, kjo ishte një nismë e mirë për afirmimin e këtij sporti në trevën e Malësisë. Pas ndeshjeve të bukura dhe atraktive, vendin e parë e fitoi Driton Gjokaj. Ai ishte më i mirë
në finale se kundërshtari i tij Husein Gjokaj, të cilit i takoi vendi i dytë, kurse vendi i tretë i takoi Arton Gjokajt.

Ping pongu është sport jo i përhapur shumë në Malësi, por Malësia ka talentë të shumtë të cilët kanë fituar medalje në turne të ndryshëm në këtë sport. Për nga numri i medaljeve të fituara pa dyshim udhëheqin vëllezërit Driton dhe Arton Gjokaj. Ata kanë marrë pjesë në disa turne të organizuar nga Shoqata e Sportit “EKOMEN” e cila vepron në kuadër të Fakultetit të Ekonomisë, ku ata edhe studiojnë.
Në vitet 2008 dhe 2009 ata së bashku zunë vendin e parë në konkurrencën “double”, kurse në vitin 2009, në konkurrencën “single” Dritoni zuri vendin e parë, ndërsa Artoni vendin e tretë. Ata po ashtu kanë marrë pjesë edhe në shumë turne të tjerë ku kanë shkëlqyer.
Po ashtu edhe Hysejn Gjokaj së bashku me vëllain Nusret Gjokaj janë ndër sportistët e dalluar në ping pong. Hysejni ka zënë vendin e parë në disa turne të organizuar në Tetovë ku përpara publikut të këtij qyteti dëshmoi talentin e madh që posedojnë sportistët nga treva e Malësisë në këtë sport. /Koha Javore/

KOMENTOJE