Podgoricë, 28 tetor – Shefi i diplomacisë malazeze, Milan Rocen, u ka bërë sot thirrje pjesëtarëve të komunitetit malazias në Kosovë që me unitet të ndihmojnë zgjidhjen e statusit të vet në Kosovë.
Rocen, siç njofton FoNet, në Kuvendin e Malit të Zi, duke iu përgjigjur kritikave të Klubit të deputetëve të Parisë Popullore Socialiste, rreth qëndrimit të shtetit ndaj malazezëve në Kosovë, ka thënë se “mungesa e unitetit dhe përçarjet brenda komunitetit kombëtar malazias nuk kontribuojnë” për zgjidhjen e pozitës së tyre.
Shefi i diplomacisë ka theksuar se pas pavarësisë së Malit të Zi janë formuar disa parti e shoqata që tubojnë malazeztë dhe u ka bërë thirrje që “me veprimin e tyre unik të ndihmojnë ‘shtetin amë që t’u ndihmojë’”.
Delegacioni parlamentar i opozitës kohë më parë ka vizituar malazeztë e kthyer në fshatin Zallq afër Istogut. Me këtë rast ka vlerësuar se kushtet në të cilat ata jetojnë jashtëzakonisht të këqija”, kurse shtetit iu pa për të madhe për qëndrimin ndaj malazezëve në Kosovë.
Opozita kohë më parë ka kërkuar që Kuvendi të deklarohet rreth pozitës së malazezëve në Kosovë me shqyrtimin e propozimit të deklaratës së opozitës, por shumica qeverisëse ka refuzuar që këtë propozim ta fusë në rend të ditës së mbledhjes./Koha Net/