Dukagjin, 10000 banorë të izoluar

Kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj shprehet se 10.000 banorë të zonës së Dukagjinit mbeten të bllokuar si shkak i rrëshqitjes së dherave në akset rrugore që lidhin Shkodrën me Dukagjinin. Kështu nga fshati Prekal aksi rrugor Shkodër-Dukagjin është i bllokuar, e po kështu si shkak i rrëshqitjes së dherave i bllokuar është edhe aksi rrugor Bogë-Theth.
Nga informacionet e marra pranë shtabit të emergjencave civile i bllokuar vazhdon të jetë edhe aksi rrugor Tamarë-Vermosh, si shkak i rrëshqitjes së dherave.
Ndërkaq po punohet për ndërtimin e urës ne fshatin Vukpalaj dhe zhbllokimin e qarkullimit edhe për automjete të tonazhit të rëndë, por kërkohet kujdes edhe për automjetet e vogla pasi kalimi përmes rrugës dytësore ne fshatin Kalaj behët me shumë vështirësi, kjo si shkak i burimeve nëntokësore dhe gërryerjes së vazhdueshme të tokës nga Lumi Nevreda. /TV1CH/

KOMENTOJE