Koço Danaj njoftoi se Kuvendi i Kosovës pas 12 Dhjetorit do të kërkojë bashkimin me Tiranën.

Ata të cilët nuk e duan Shqipërinë Natyrale duan Kryengritje.

~ Nëse Qeveria Malazeze shqiptarëve u siguron të drejtat dhe liritë që duhet ti kenë, ata do të shërbejnë si një urë lidhëse në mes Shqipërisë Natyrale dhe Malit të Zi – tha Danaj.

Platforma e Shqipërisë Natyrale është ofertë paqe për të gjithë fqinjët tanë, dhe ata që nuk e pranojnë atë, ata duan Kryengritje ose luftë. Këtë e ka thënë dje për Dan Koço Danaj, drejtor i Institutit të parashikimeve rajonale nga Tirana. Autori i Platformës së Shqipërisë Natyrale njoftoi se me 28 Nëntor të 2012 do të bëhet zyrtare lidhja e Kosovës dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se kjo është faza e parë e realizimit të projektit të një shtetit të bashkuar shqiptar në Ballkan.

– Kryeministri malazez Milo Djukanovic e shpalli pavarësinë e Malit të Zi me mbështetjen e shqiptarëve. Por ai për këtë nuk u ka ndihmuar shqiptarëve , jo ashtu siç e parashikon Platforma e Shqipërisë Natyrale, por i ka ndihmuar vendit të tij. Pavarësia e Malit të Zi është një përmirësim i Konferencës së Versajës të vitit 1919, ku është krijua Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Mali i Zi ishte i pavarur deri në vitin 1919. Por, Qeveria e Djukanovic-it nuk ka bërë asgjë që shqiptarët në Mal të Zi të gëzojnë të njëjtat të drejta si pakicë kombëtare. Ata në Mal të Zi nuk janë të lejuar të përdorin simbolet e tyre kombëtare, të drejtën e gjuhës zyrtare, ndërsa Tuzit nuk i lejohet për tu ndarë nga komuna e Podgoricës – tha Danaj.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse dhe në çfarë mase vendimi i qeverisë së Djukanovic-it ka marrë vendim për të njohur shtetin e Kosovës, ai theksoi se “pavarësia e Kosovës është një realitet, i cili nuk është i varur as nga Podgorica as nga Beogradi.”

– Djukanovic-it thjesht i është thënë për të pranuar realitetin. Kosova tani është shteti i dytë shqiptar në Ballkan. Pas 12 Dhjetor, Parlamenti i Kosovës do të kërkojë për të bërë bashkimin me Shqipërinë. Vetëm se ekziston një shumicë prej 30 deputetëve që do të jetë e mjaftueshme për të kërkuar bashkim me Shqipërinë. E bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është një realiteti i ri. Kush do të sjellë këtë realitet në pyetje. Athua donë Serbia . Unë nuk besoj, por do të këmbëngulë për një pajtim historik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Këtë e ka deklaruar presidenti serb Boris Tadic. Kjo do të kontribuojë në diskutimet e ardhshme që do të kryhen në linjën Tiranë-Beograd – është i bindur ideologu i krijimit të shtetit të madh të shqiptarëve në Ballkan.
Ai shtoi se të gjithë ata që e kanë të njohur platformën e dinë se faza e parë e projektit është bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë.
– Bashkimi do të fillojë të realizohet pas 12 Dhjetorit dhe përfundon me 28 Nëntor të vitit 2012 , ku zyrtarisht do të jetë i shpallur bashkimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Unifikimi i shqiptarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë do të përfundojë gjatë vitit 2013, – tha ai, pa përcaktuar nëse dhe kur pret një zhvillim të ngjashëm, kur është fjala për Malin e Zi.
I pyetur nëse ai pret që në Mal të Zi do të kenë mundësi të organizojnë një referendum të qytetarëve të kombësisë shqiptare të krijimit të një shteti të unifikuar shqiptar Danaj tha se “referendumi është një e drejtë demokratike.”
– Askush nuk e ndalon, as Brukseli dhe as Washingtoni. Prandaj, shqiptarët kanë këtë të drejtë. Në qoftë se qeveria e Malit të Zi shqiptarëve ka për tu siguruar të drejtat dhe liritë që duhet ti kenë dhe që u takojnë , ata do të shërbejnë si një urë lidhëse në mes Shqipërisë Natyrale dhe Malit të Zi – tha Danaj.
Demokracia, thotë ai,është një proces që zgjat, është e vështirë, por e domosdoshme. Ai përfundoi me një mesazh, apo slogan që ka platforma e tij për Shqipërinë Natyrale ” dialog me të gjithë, dialog për gjithçka”.

Dinosha dhe Cungu më të rëndësishme i kanë privilegjet.

Drejtori i Institutit të parashikimeve rajonale nga Tirana Koço Danaj kritikoi përsëri qëndrimin e liderëve shqiptarë në Mal të Zi për idenë e tij të krijimit të një shteti të bashkuar shqiptar.
– Ferhat Dinosha dhe Nazif Cungu janë kundër Shqipërisë Natyrale, sepse ata mendojnë më shumë për pozitën e tyre,sesa për të drejtat e shqiptarëve në Ulqin, Tuz, Plavë dhe Guci – tha ai.
/Përktheu nga Dan Albert Camaj/

KOMENTOJE