Simon Ivezaj përsëri në basketbollin shqiptarë

Basketbollisti i mirënjohur Simon Ivezaj bën marrëveshje me ekipin e `Kamza Basket` ish `Valbona`, ekip me të cilin u shpall fitues i kupës së republikës, super kupës së republikës dhe kampionatit kombëtar shqiptar në vitin 2006/07.

Ekipi i `Kamza Basket` ka ambicie-objektiva të larta për ketë sezon, dhe mendohet se Ivezaj do të jetë një nder `armët` kryesore të arritjes së objektivave të ekipit.

Para fillimit të kampionatit Ivezaj ka patur kontakte me ekipin e `Spartiatikos-it` në Greqi kategori e 3-të, dhe `K.B.Lubovic`në Mal të Zi kategori e 1-rë, por ngaqë ekipi i `Kamza Basket` ka objektiva të larta këtë sezon zgjolli Shqipërinë.

Në ndeshjet e deritanishme të zhvilluara Ivezaj ka dhënë një kontribut prej 17 pikesh, 14 topave në tabelë, 3 asisteve, 2 interceptime dhe 1 gabim për ndeshje.

Hapat e parë në basketboll Ivezaj i ka bërë në `K.B Joker` në Podgoricë, pastaj në vitin 2002/04 në Athinë me ekipin e `Amilla` të peristerit (Greqi), në vitin 2004/05 me ekipin `Studenti` Tiranë, 2006/07 me ekipin `Valbona` Tiranë, 2007/08 me ekipin `Partizani` Tiranë, 2008/10 me ekipin `Skënderbeu` Korçë-Tiranë.

Ivezaj është sportist i diplomuar në `Universitetin e Sporteve në Tiranë` për profesor i edukimit fizik, profili i basketbollit, ka titullin për trajner basketbolli dhe instruktor për palestra `fitness`

Ivezaj gjithashtu është drejt realizimit të një projekti shumë të rëndësishëm, bëhet fjalë për shkollën e basketbollit `Top Basket`në Tuz e cila do të filloj regjistrimin e anëtareve të parë shumë shpejtë. /Malesia.Org/

KOMENTOJE