Ndihmoni ta shpëtojmë një jetë të re!

Mlladenit – Mishos Sinishtaj (27 vjeç) i kanë dështuar të dy veshkat, dhe kështu i është rrezikuar jeta. Për të shpëtuar jetën e tij, është e nevojshme blerja dhe transplanti së paku e njërës veshke, gjë e cila kërkon një shumë të madhe parash (65 mijë euro), që ai dhe familja e tij nuk janë në gjendje ti sigurojnë. Prandaj, të afërmit dhe miqtë e filluan një iniciativë për shpëtimin e jetës së tij së bashku me donatorët humanitar me mbledhjen e parave, dhe hapi llogari bankare të përkushtuar, dhe një për transfertë nga jashtë, përmes të cilëve edhe ju mund të kontribuoni në shpëtimin e jetës së tij kudo që gjendeni në botë.

Donatorët nga Mali i Zi mund të kontribuojnë nëpërmes bankës Hipotekare në nr. e xhiro llogarisë 520-0310000008157-50
Donatorët jashtë Malit të Zi transferimin mund ta bëjnë në bazë të instruksioneve të bankës në fjalë.

Për ata të cilët duan të kontribuojnë përmes PayPal me kredit kartela si Master Card, Visa, American Express, Discover etj. klikoni në butonin më poshtë “Donate”