Gazetarëve tonë investigues u ra në dorë shkresa të cilën po e botojmë tërësisht.
___________________________________________________________________________
Shkresë
Tuz, 28. 10. 2010.
Unë, Vera Berishaj, Magjistër i kulturës fizike, e punësuar si profesor i kulturës fizike në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, dëshiroj që të gjithë juve, të adresuarëve të kësaj shkresë, të ju lajmëroj për incidentin i cili ka ndodhur të hënën, me datë 25.10.2010 gjatë orës së gjashtë (dikun rreth orës 12 e 50) derisa isha duke mbajtë orën mesimore me klasën e III-a.
Pikërisht në këtë kohë, në palestren e edukatës fizike futet mbrenda pa asfarë lajmërimi polici i uniformuar, i cili u sjell në menyrë arrogante në praninë e 30 nxënëseve. Dua të përmendi, se gjatë orës mesimore kam pasur një thirrje të humbur nga një numër i panjohur, nga fakti se gjatë procesit mësimor nuk lajmërohëm në celular.
Pyetja e tij e parë ishte: “A jeni ju Vera Berishaj dhe pse nuk lajmërohëni në thirrjen telefonike të inspektorit Koraq?”
I jam përgjigjur se gjatë orës mesimore nuk pergjigjem në thirrjet e askujt, dhe njëheri kam parë se në celularin tim ishte rregjistruar disa minuta më herët një thirrje e lëshuar. I kam thënë se numri telefonik që më kishte thirrur ishte i panjohur për mua, dhe poashtu arsyeja e thirrjes. Në atë çast është lidhur me toki-vokit (serisht në praninë e nxënëseve) me njërin nga udhëheqësit e tij.
“Ndodhem në palestrën e edukates fizike dhe e kam gjetur profesoreshën e edukates fizike, ç’farë të bëj?”
Pastaj gojarisht me ka thënë, pra pa asfarë ftese të shkruar, që duhët të lajmërohëm inspektorit Koraq në qendren Policore në Podgoricë.
I kam thënë se mbas perfundimit të orëve mesimore do të shkoj të takoj inspektorin e interesuar (doticnog), edhe pse nuk e dij se ku ndodhen këto institucione, ngase deri tani nuk kam pasë as deshirë, e as nëvojë që të dij. Pa më kërkuar të falur mua, e veçanarisht nxënëseve, ai e leshoi palestren. Dua të theksoj se nxënësit kanë qënë tmerrësisht të frikuar me praninë e tij, e veçanarisht me tonin e zërit që ai kishte, ngase bëhët fjalë për fëmij të mitur. Me gjithë tendencën time që të mbaj vehtën, ishte e pamundur të vazhdoj ligjerimin në menyrë normale, për shkak se nxënësit kërkonin sqarim nga unë të ju tregoj arsyet e kësaj “vizite”.
Biseda informative me inspektorin Koraq ishte lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në gjimnazin e Tuzit, e me të cilat edhe opionioni i gjërë është i informuar.
Kërkoj nga të gjithë ju që këtë leter që ju a kam nisur, që mua dhe opinionit të gjerë, e veçanarisht nxënëseve të mij dhe të këtij shteti ti shpjegoni:
- Me ç’farë të drejte një zyrtar i uniformuar (Polic) të futët në orën time, pa asfarë paralajmërimi, sikur të bëhej fjalë për aktivitetin tim kriminel, e jo për të më informuar për një ftesë të thjeshtë, e cila nuk ishte as e shkruar, por gojore.
- Kush nga udhëheqësia e shkollës e ka drejtuar policin në oren time, në vend që të më ftojë në menyrë të zakontë në zyrë, dhe atje të më lajmërojnë për atë që kishin.
- Kush i ka urdhëruar atij polici që të ketë një sjellje të tillë pranë nxënëseve, duke shkatërruar para së gjithash reputacionin tim para tyre, reputacionin e institucionit në të cilin punoj, reputacionin e Ministrisë së Arsimit, reputacionin e udhëheqësisë Policore të Malit të Zi, Ministrisë së Punëve të Mbrendshme e deri të shtetit të Malit të Zi, e cila, sëpaku deklarohet, që aq shumë lufton për mos prekjen e personave dhe institucioneve.
- Nga të gjithë ju kërkoj që në emër të nxënëseve të mij të merrni të gjitha masat që janë në kompetencat tuaja për të shpjeguar situaten e lartëpermendur.
Me nderime,
Mr. Vera Berishaj, profesor i kultures fizike
Gjimnazi “25 Maji” Tuz
Kontakti: 067-542-136
E-mail: veraberishaj82@yahoo.com
derguar:
- Udhëheqësisë së gjimnazit në Tuz
- Ombudspersonit të Malit të Zi, z. Shuqko Bakoviq
- Drejtorit të udhëheqësisë Policore në Mal të Zi, z. Vesellin Veloviq
- Ministrit të punëve të mbrëndëshme në MZ, z. Ivan Brajoviq
- Ministrit për mbrojtjen e të drejtave njërzore dhe popujve pakicë, z. Ferhat Dinosha
- Kryetarit të këshillit parlamentar të kontrollit civil për punën e policisë z. Sasha Zekoviq
- Deputetit të FORCËS, Genc Nimanbegu
- Partive politike Shqiptare (FORCA, UDSH, PERSPEKTIVA, ALTERNATIVA, LD në MZ)
___________________________________________________________________________
Duhet përmendur së kësaj shkrese i është pergjigjur vetëm udhëheqësia e gjimnazit në Tuz, si dhe ka reaguar në Parlamentin e MZ po të njëjtën ditë në menyrë procedural deputeti Genc Nimanbegu.
Ministri Dinosha mbas kësaj shkresë, është takuar me profesoreshën Berishaj duke i prmetuar se do punoj në zbardhjen e këtij incidenti, ndërsa perfaqësuesit e Perspektivës kanë takuar takim me ministrin e arsimit lidhur me këtë incident.
Edhe në parlamentin e KU të Tuzit, ky incident ka zgjuar debat javën e pare në mes të partive opozitare dhe atyre në pushtet.
Por ajo që duhet cekur është se deri me sot institucionet e tjera në Mal të Zi, kujt kjo shkresë i është derguar, nuk janë pergjigjur ende, por këtë incident janë duke e mbajt peng. /Malesia.Org/
