Grupi letrare Jehona vizitoi panairin e librit në Tiranë

Disa anetarë të Grupit letrare “Jehona” vizituan panairin e 13-të të librit në Tiranë. Përfaqsuesit e grupit drejtues ishin Rina Nicaj 3-b, Nikollë Vulaj 2-a, Marija Vulaj 1-c nën udheheqjen e profesorit të gjuhës dhe letërsis shqipe Sehad Lulanaj. Me 12.11.2010 anetarët e grupit drejtues patën mundësin që të takohen me librin, të përcjellin panairin dhe të kenë kontakte me shumë shtëpi botuese. Me këtë rast ata përfituan që të pasurojnë fondin e librave me 40 tituj të ndryshëm nga letërsia shqiptare dhe ajo botërore. Kryesish janë blerë veprat të cilat janë në planprogramin shkollorë, por edhe librat të cilët kohëve të fundi janë shumë të kërkuar. Kemi blerë vepra nga Kadarea, Fishta, Kongoli… nga letërsia botërore Bajron, Flober, Pushkin, Markez… por edhe nga autorët që kanë fituar çmimin Nobel si: V. Llosa, O.Pambuk …. Qelimi i grupit letrare “Jehona” është që të kemi biblotekën tonë me tituj të veprave që janë të domosdoshme me planeprogram shkollore, por edhe me titujt të autorëve që janë shumë të lexuar, që edhe nxënësit tonë të përcjellin botën e librit. Për realizimin e këtij projekti jemi drejtuar shkollës por nuk morem asnjë përkrahje matriale. Sindikatat e shkollës na ndihmoj me vlerë monetare 200 euro.

Grupi letrare “Jehona” Falenderon:
– Kryetarin e Organizatës Sindikale të shkollës: Vasel Lulgjuraj që na ndihmoj të realizojmë këtë projekt.
– Rokshped, që na dha në disponim automjetin gratis.
– AlbaPetrol për 20 euro karburant.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE