Humanizmi malesoreve si kala me drite e kaloresve – Zef Pergega

Shqip gjemoi ne Detroit

Mbasdite, 30 tetor 2006. Rreth sheshit të Billdingut Federal në Detroit mblidhen shqipet malësore. Mijra zëra që brohorasin si një kor madhështor e pushtojnë sheshin, duke kthyer në vëmendj shikimin e kalimtarëve. Duket se xhamat zais të pallatit të qelqtë dridhen nga oshëtima e kraharorëve dhe trotuari shkundet nga përgjumjet e ngurrta të kohës.
Ky shesh është sheshi i heronjëve shqiptar. Në një foto shikoj nanën plakë, Pashka Martini duke u dhënë nga një putirkë me ujë malësorëve që kishin shpallur në dimër greve urie, për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë dhe dëshiren e prushtë për shpalljen e saj të lire dhe indipedente.
Vitët iken për të mos u kthyer, por edhe malësorët nuk u thyen, por lartësuan vetën në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Kosovës dhe në trojet e tyre stërgjyshnore në Mal të Zi. Këtij hymni patriotik e atdhetar me ngjyrime ylberike të humanizmit, iu bashkuan shqiptarët nga të gjitha trevat që jetojnë në Amerikë e në botën e lirë.
Në qiellin e pastër të demokracisë ka shkrepur si një rrufe që të përcellon shpirtin, lajmi kobzi se qeveria e Malit të Zi ka burgosur 14 shqiptarë, mes tyre edhe shqiptaro-amerikanë të moshuar, nën akuzen për terrorizem ndaj shtetit. Flamuri i revoltës dhe i kumtit shqiptar ngrihet mbi gradaçelat, për të liruar nga prangat, që gjakosen damarët e shtërnguar ndër çengela.
E kujtoj atë mbasdite tetori. Mijra malësorë si vërshim me shkulma kalonin përmes kullave të larta në drejtime të ndyshme, prirë nga flamuri i 50 yjeve amerikan dhe shkaba dy krenare shqiptare, të cilët u bashkuan në atë kushtrim. Bien në sy shumë fëmijë të veshur me kostume kombëtare nga mosha 6-14 vjeç, të mbështjellë si në shpërganj djepash trimerie me flamurin tonë.
“Stop the terror of Albanian people in Montenegro”

Eshtë një parullë që mbajnë dy fëmijët e humanistit Palok Camaj, njëri 7 vjeç e tjetri 16 vjeç. Me tutje dy vajza 16 vjeçare, njëra prej tyre e bija e Prek Gjokës, që mbanin një tjetër parullë dhe therrisnin me një zë për liri, siç di të thërrasë rinia, siç di ta lëshojë zanin e kthjelltë e reja. Nuk ua mësova emrin atë ditë dy vajzave malësore që mbanin një parullë, sepse aty për aty u paraqit një djalë 8- vjeçar tek valëviste flamurin kombëtar që kishte veshur një bluzë të kuqe me shqipe. Lëxoj vetëm pankarten:

“Human Rights for Albanians in Montenegro”

Aty afër fiksoj me aparatin tim fotografik një vajzë 5-vjeçare e veshur me kostum kombëtar, e cila me dy gishtat lart thërret fort lirinë. Nuk ka kohë për të pyetur për emra. Aktivistët e komunitetit F. Grishaj, L. Lurguri dhe V. Ivezaj mbajnë fjalimet e rastit. Me tërheqin fëmijët dhe të rinjët në këtë demostratë. Në një cep të trotuarit dalloi Lekën dhe Gjonin e vogël, fëmijët e Luigj Gjokës, që mbajnë një parullë të gjatë, që mund ta mbanin vetëm dy burra.
“USA, Free our innocent Albanian prisoners from Montenegro
jails”
Pak me tutje dalloj Pjeter Berishaj, i cili mban në mënyrë të dukshme portretin e një njeriu, mbi të cilin është ushtruar dhunë shoviniste. Poshtë saj lexoj diçiturën:
“Montenegro is this your new democracy?!”
Foto të rrënqeth dhe të brengos. Gjaku në fytyrën e tij është mpiksur në dangat e zeza të shkopit të gomes së malziut.
-Po kush është ky njeri?-pyes Pjetrin.
“-Zef Berishaj nga Malësia, i burgosur politik. Shikoje si e kanë bërë! Ai është intelektual me studime të larta të mbaruara në Prishtinë”. Në atë moment zemra me rrahu me fort e shpirti m’u mbërthye në ligështim “Po si mund të rrihet njeriu si kafshë në shekullin e ri?!” “Si mund të vihet dorë mbi fjalën e lirë të një shpirti patriotik në etninë e tokës së vet?!” Aty afrohen një cift ri zezakësh.
“Ç’farë ka ndodhur?! “O shikoje gjak në fytyrë!” Pamja e tyre e ndjeshme u mpi në dritë të syrit.
“Na kanë burgosur vëllezërit tanë, na i kanë rrahur e torturuar si mos me keq”- sqaron Pjetri.

Gaca e lirise eshte Malesi

Djali i zi rrëmben flamurin kombëtar shqiptar dhe vajza portretin e Zef Berishës dhe të dy vihen përballe Billdingut Federal në Detroit, të dy me një zë buçasin “We love Albanian” “America make Albanian freedom!” Nje dritare e kullës së xhamtë është çelur të mbajë vesh…
Kjo ngjarje mu kujtua një natë në kishen katolike të Shën Palit në Rochester Hills, kur malësorët e thirrur nga shoqata “Malësia e Madhe” të bërë një me kumtin e dhimbshëm të shpirtit të tyre për njerëzit në nevojë. Afrohem tek një tavolinë, ku 12 burrat e fisit Berishaj në Detroit, të cilët bisedojnë me shqetësim se si ta ndihmojnë Zef Berishen me familje, për të dalë nga sikleti i rëndë ekonomik e shpirtëror. Me tutje janë miq të tyre malësore. Nikoll Gjonaj sapo është kthyer nga Malësia dhe ka bërë një vizitë në familjen e Zefit. “Si në kohën e Migjenit. Një shtëpi përdhese, ku nuk ke ku të lëvizesh. Një mikëpritje bujare, por varfëri e madhe për një familje intelektuale që ka kontribuar për çeshtjen kombëtare.!”
Shtjefen Berishaj, thotë së njerëzve kundërshtar politik, si Zef Berishës me vëllezër, u priten krahët e politika thotë se marrëdhënjet janë të mira midis shtetësh. Kur njëri qytetar rreh dhe ç’njerëzon qytetarin e një etnie tjetër, a mundet me thënë liri apo demokraci kësaj?!
“Vellau i Zefit, Lek Berishaj u ka prirë demostratave me 1981 në Prishtinë, ndaj ai është në listat e zeza të pushtetit! – thotë plaku Gjon Gjonaj
Me parë fisi Berishaj kishte mbledhur 7 mijë dollarë për të ndimuar familjet e të burgosurve në Malësi dhe këtë natë iu bashkangjiten inisiativës së shoqatës “Malësia e Madhe” për të mbledhur të hollat e nevojshme në mënyrë që të ndërtojnë një shtëpi për Zef Berishen me dy vëllezërit e dy motrat e tij.
Në këtë natë u mblodhën 22 mijë e 350 dollarë!

Kur ngjitesh ne kullen e bujarise

Bamirësia është vepër apostolike. Kur qëllon të futesh nëpër paretët e shpirtit human të antarëve të shoqatës ”Malësia e Madhe” tek porta e galerive të thesarëve të saj do të takosh, jo vetëm një njeri, por shumë të tillë shpirt bukur. Mes tyre njëri me një fytyrë të purpurtë në ëmbëlsi, që me parë se ti flasë goja i flasin shqisat. Dhe ky njeri me emrin Gjergj Ivezaj, aktualisht kryetar i kësaj shoqate me fjlalë të matura thua po gdhend një lis malësor e plotëson portretin e shoqatës që drejton.
“E kemi si detyrë dhe obligim moral dhe kombëtar ta ndihmojmë Malësinë, për ato të drejta, të cilat janë përcaktuar edhe në kushtetuten e Malit të Zi, po që nuk zbatohen nga pushteti aktual dhe, për shkakun se disa nga njerëzit tanë janë shitur tek ky pushtet.
Deri tani-vazhdon Gjergji, shoqata e jonë ka grumbulluar 440 mijë dollarë për të ndihmuar Malësinë në projekte humanitare dhe sociale. Për kurimin e të riut Kristian Camaj u mbodhën 40 mijë dollarë. Për të ndjerin drejtorin e tv ”Boin” në Malësi për t’iu nënshtruar një opracioni të vështirë malësoret kontribuan me 60 mijë dollarë. Janë ndihmuar për përmirësimin e shëndetit të rinjët Fatmir Gecaj dhe Mentor Kadriu. Gjithashtu janë sposorizuar botime e përkthime të veprave të ndyshme letrare e historike me rëndësi për kulturen kombëtare. Vitët e fundit është bërë edhe binjakëzimi i qytetit të Tuzit me atë të Rochester Hills në Michigan, i cili pati si inisiator atdhetarin e diasporës Prof. Prek Ivezajt
Në të ardhmen –shton Gjergji, synojmë, që ti zgjerojmë planët humanitare dhe sociale për Malësinë pasi të përfundojmë ngritjen e shtëpisë së vëllezërve Berishaj në fshatin Gurrec-Grudë, të cilët si shumë familje të tjera janë përfshirë në një diskriminim total me rastin e proçesit të montuar “Fluturimi i Shqiponjave” me 9 shtator 2006. Me këto burgosje nën akuzën fallso për terrorizëm, Mali i Zi pati si qëllim të mbillte një luftë fetare, të fitonte një përkrahje ndërkombëtare, duke synuar në finale ta ndante Diasporën e Amerikës nga Malësia, ti bllokonte asaj përkrahjen pa rrezerava që ajo i jep vendlindjës, për tu shpallur ne si të dëmshëm për Malësi. Kjo nuk u arrit dhe çdo përjekje tjetër është e destinuar të dështojë.
Vetëm gjatë vitëve 2006-o7 janë ndihmuar 210 familje në nevojë në Malësi me një vlerë 49 mijë dollarë. Janë ndihmuar edhe individë të veçantë dhe skuadra të futbollit.
Kur ngjitësh në kullën e bujarisë malësore çdo njeri mbetet pa mend…/Zef Pergega/

KOMENTOJE