Rozhajë, 7 dhjetor – Suspendimi i dhjetë e më shumë nëpunësve të policisë kufitare të Rozhajës gjatë një viti e gjysmë, ka zemëruar komunitetin boshnjak edhe atë shqiptar, sepse “nga kjo njësi largohen vetëm boshnjakët dhe shqiptarët”, ndërsa në vendin e tyre sillen njerëz “të përkatësisë ortodokse”, pjesëtarë të formacionit paramilitar, të njohur si Batalioni famëkeq i Shtatë, i cili ka keqtrajtuar shqiptarët e Kosovës në vitet 1998 dhe 1999.
Partia Boshnjake /PB/, njofton nga Rozhaja KosovaLive, ka thënë ditën e martë se do të kërkojë nga organet kompetente që të rishikohet largimi i nëpunësve të policisë kufitare mbi bazat kombëtare dhe fetare.
Nga kjo parti parlamentare me seli në Rozhajë, shprehen se do të kërkojë konfirmimin e fakteve “a vërtetë kemi një dukuri tendencioze në dëm të përkatësisë nacionale bëshnjake dhe shqiptare”, duke e ditur se kjo është një çështje shumë e ndjeshme. /koha.net/