Arsenal armesh në trenin e linjës Tuz-Bajzë

Nga shërbimet e stacionit të policisë kufitare Bajzë të Malësisë së Madhe, është marrë informacion, se në stacionin e Bajzës ka mbërritur nga Mali i Zi një tren me 16 vagonë , 3 prej te cilëve ishin të ngarkuar me skrap.
Nga kontrolli fizik i ushtruar nga shërbimet e stacionit të policisë kufitare Bajzë ne bashkëpunim me specialistë të Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, është konstatuar se në njërin vagon të ngarkuar me skrap kishte municione luftarake, predha artilerie, djegore të montuara në predha të cilat ishin të shpërndara në mënyre të çrregullt së bashku me pjesën tjetër te skrapit.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se treni i linjës Tuz (Malësi – Mali i Zi)-Bajze Malësi e Madhe, ka hyrë në Stacionin e Bajzës me 5 drejtues shtetas të huaj. Në vijim të hetimeve ka rezultuar se vagoni në fjalë vinte nga Serbia nga firma”NOVO METAL” ku destinacioni i këtij malli ishte kompania Turke “KURUM” në Elbasan.

Shtetasit e huaj që drejtonin trenin janë ndaluar dhe mbi ta rëndon vepra penale e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake. /ORA/

KOMENTOJE