Melinda nga Kosova, pjesë e American Idol (Video)

Melinda Ademi nga Kosova po e jeton ëndrrën e saj amerikane. Bashkë me familjen e saj, ajo iku gjatë kohës së luftë prej represionit serb. Disa vjet më vonë, ajo është bërë pjesë e spektaklit më të madh për talentë në botë, American Idol.

Prindërit e saj kanë treguar historinë e trishtueshme të familjes Ademi, e ngjashme me qindra-mijëra të tjera që përjetuan luftën në Kosovë. “Sikur të isha në Kosovë, nuk do të kisha mundësinë për të kënduar, ose për t’ua treguar të gjithëve historinë time. Prindërit e mi punojnë shumë për të më dhënë mua mundësi, dhe unë jam e lumtur që jam këtu”, ka thënë 16-vjeçarja.

Para jurisë, pjesë e së cilës ishte edhe Jennifer Lopez, Melinda ka kënduar këngën “If I Aint Got You” të Alicia Keys. Performanca e ka bindur jurinë, që i ka dhënë PO-në për të vazhduar drejt Hollywood-it. /indeks/

VIDEO KOMENTOJE