Lumi Cem po rrezikohet nga eksploatuesit e papërgjegjshëm – Vrasësit e bukurisë

Unë nuk jam kundër që e mira që na vjen nga lumi të mos shfrytëzohet për zhvillimin e vendit. Apo të përcaktohen disa kritere dhe një periudhë kohore e eksploatimit të tij. Por jam kundër mënyrës se si ajo bëhet, jam kundër atyre që përfitojnë nga situatat e padefinuara. Të gjithë ata që po e shkatërrojnë këtë bukuri duke korruptuar funksionarë të ndryshëm për leje të eksploatimit apo pa to, të mos mendojnë se kalojnë pa u vërejtur nga ne, që e duam lumin Cem.

Më çudit po ashtu fakti pse heshtin organizatat joqeveritare të cilat merren me ruajtjen dhe mbrojtjen e lumit Cem. Ato janë tepër aktive kur paraqiten donatorët e ndryshëm për të vjelur fondet. Por kur duhet ta mbrojnë atë, për çudi të gjithë zhduken. A thua se ky vend ka mbetur i shkretë dhe pa të zot? Si duket, po!

Vizitorët e shumtë të lumit Cem, të cilët e adhurojnë bukurinë që mund të shihet vetëm përgjatë kanjonit të tij, sot do të hasin në gropa dhe grumbuj të pazakontë të zhavorit, të hedhur kudo. Këto pamje bëhen më të zymta edhe nga lëvizja e pakontolluar e njerëzve që me traktorët e tyre po zhveshin ngadalë të bukurën e Malësisë. Ajo çfarë po ndodh këtu, i përngjan më shumë shkretëtirës së Kandaharit pas luftimeve sesa perlës së bukur me të cilën krenohemi. Lumi Cem ditëve të fundit ishte në shënjestër të eksploatimit të pakontrolluar të zhavorit nga kanjoni i saj. Pamjet e tilla mund të përshkruhen vetëm si rebelim kundër natyrës.
Në skenë është një primitivizëm agresiv i paparë, ku leja për eksploatim fitohet sipas modusit “Faust right” (e drejta e grushtit). Fenomeni që po shfaqet në këtë rast, nuk mund e të mos vihet re sepse këtu diçka nuk funksionon. Kjo është pasqyra e atyre që po mbajnë peng bashkësinë lokale, të cilët jo rrallë janë akuzuar për dhënien e pëlqimeve të fshehta për të eksploatuar (dëmtuar) me eskavatorë lumin. Kjo është edhe disfata e projektit të ashtuquajtur Komunë Urbane dhe e atyre që thonë ”se ky është projekti që i duhet vendit tonë”.
Por, kjo çfarë po ndodh sot, nuk është gjë tjetër, veç se realiteti ynë i përditshëm. Anarkia e këtij lloji ndodh vetëm në mungesën e vetëqeverisjes lokale dhe të kompetencave konkrete për të definuar situata të tilla. Prandaj, sot kemi një kaos absolut dhe të pakontrolluar, ku për një ngarkesë zhavori, grumbulluesit janë në gjendje të kërcënojnë njëri tjetrin e të mos flasim për vlerat që ndër shekuj trashëguam.
Më çudit po ashtu fakti pse heshtin organizatat joqeveritare të cilat merren me ruajtjen dhe mbrojtjen e lumit Cem. Ato janë tepër aktive kur paraqiten donatorët e ndryshëm për të vjelur fondet. Por kur duhet ta mbrojnë atë, për çudi të gjithë zhduken. A thua se ky vend ka mbetur i shkretë dhe pa të zot? Si duket, po!
Unë nuk jam kundër që e mira që na vjen nga lumi të mos shfrytëzohet për zhvillimin e vendit. Apo të përcaktohen disa kritere dhe një periudhë kohore e eksploatimit të tij. Por jam kundër mënyrës se si ajo bëhet, jam kundër atyre që përfitojnë nga situatat e padefinuara. Të gjithë ata që po e shkatërrojnë këtë bukuri duke korruptuar funksionarë të ndryshëm për leje të eksploatimit apo pa to, të mos mendojnë se kalojnë pa u vërejtur nga ne, që e duam lumin Cem. /Muhamed Gjokaj/

KOMENTOJE