Konsulli malazez në Frankfurt sulmon ulqinaken pasi ajo fliste në gjuhën shqipe

Ulqinakja Mirsada Kurtoviq tregon se me 4 shkurt ka përjetuar një ngjarje tronditëse në konsullatën e Malit të Zi në Frankfurt ku konsulli Slobodan Zaric më parë e ka maltretuar e pastaj është nisur që edhe fizikisht ta sulmojë atë, njofton e përditshmja malazeze Vijesti.
E gjitha kjo ngjarje ndodhi pasi Mirsada ka dashur të lajmërojë humbjen e dokumenteve të vajzës së vet dhe të pyes për hapat e mëtutjeshme që duhet ndjekur. Mirsada në ankesën drejtuar konsullit gjeneral Abid Crnovrsanin tregon se Zaric dy herë në sportel i është drejtuar me fjalë vulgare duke e larguar nga aty.
Mirsada ka thënë se arsyeja e iritimit të Zaric ka qenë pasi ajo ka folë në gjuhën shqipe .
‘’Më ka sharë më zë të lartë në prani të shumë njerëzve të personelit të konsullatës dhe palëve tjera që kanë qenë rastësisht aty. Më pas Zaric ka dalë nga sporteli dhe duke më sharë me zë të lartë është nisë në drejtimin tim që edhe fizikisht të më sulmonte. Për fatin tim të mirë ka qenë një djalë që e ka penguar Zaric-in që të më sulmojë fizikisht. Në atë moment ka ardhur nënkonsulli Nikollë Lulgjuraj që më ka marrë në zyre nga ana tjetër që të më qetësoj nga shoku i kësaj ngjarje tronditëse’’ ka thënë Mirsada.

Por këtu nuk përfundoi sulmi i Zaric shton Kurtoviq “Ai pastaj ka hy në zyre dhe ka vazhduar me ofendimet dhe ka tentuar të më binde, por e ka ndalur Lulgjuraj”.

Po nga e njëjta e përditshme mesohet së Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi ka kërkuar falje për ngjarjen e ndodhur. /Promul/ /Malesia.Org/

KOMENTOJE