LENDA: Kërkesa për anulimin e Vendimeve për emërimin e drejtorave të shkollave: Bedri Elezaga”, Boshko Strugar” dhe Marko Nuculloviq”
I nderuari Kryetar i Qeverisë Z. Llukshiq,
Me këtë letër dëshirojmë të ju tërheqim vëmendjen në mosrespektimin e Ligjit për pakica nacionale nga ana e Ministrit për arsim dhe sport z. Stijepoviq.
Ministri Stijepoviq ka shkelur nenin 18 alineja 3 të Ligjit për pakica, që ka të bëj me zgjedhjen e drejtorëve të shkollave: Bedri Elezaga, Boshko Strugar dhe Marko Nuculloviq ne Ulqin, per te cilet duhet, para se te vendos, te marr mendimin e Keshillit Nacional te Shqiptareve.
Ligji për të drejtat dhe liritë e pakicave përcakton se “Organi përgjegjës administrativ është i obliguar që para zgjedhjes së drejtorëve të shkollave që themelon Mali i Zi ose komuna, ku mësimi behet në gjuhën e popujve pakicë, të marrë mendimin e Këshillit nacional të popullit pakicë përkatës”.
Pra, ministri Stijepoviq, me procedurë të përshpejtuar, ka emëruar drejtorët e shkollave, pa e pritur përgjigjen e Këshillit nacional të Shqiptarëve, siç është vepruar në rastet e deri tanishme. Theksojmë që në rastet e deritanishme është kërkuar mendimi i Kësillit nacinonal për ato raste kur për drejtor është lajmlëruar vetëm një kandidat dhe Këshilli nacional i Shqiptarëve deri tani ka shqyrtuar dhe ka dhënë mendimin për të gjithë drejtorët në rastet kur ministria përkatëse e ka kërkuar.
Injorimi dhe mosrespektimi i Ligjit dhe Këshillit nacional te Shqiptareve, ven në dyshim respektimin e institucioneve dhe në veçanti kuptimin e rolit të këshillave nacionale gjegjesisht respektimin e te drejtave te pakicave per cka Mali Zi ashte deklaruar.
Pasi që ne nuk kemi mundësi të informohemi për arsyet e këtij veprimi të Ministrit Stijepoviq, e që ka të bëjë me shkelje të dukshme ligjit, ju lutemi që me autoritetin tuaj të ndikoni që Vendimi për emërimin e drejtorëve të anulohet, të hapet konkursi i ri dhe njëkohësisht të zbuloni motivet e ministrit Stijepoviq që pikërisht me këto raste të shkeli Ligjin dhe të na njoftoni me arsyet e tija.
Me respekt,
Nazif Cungu