Afërdita Dreshaj, Malsorja e cila nuk ndalet duke rreshtuar sukseseve. Pas një karriere të suksesshme në botën e muzikës dhe të modës, ajo më 12 shtator do të prezantojë Kosovën në Mis Universe 2011, në Sao Paulo, të Brazilit. Bukuroshja jonë e gjatë 1,83 m, u vlerësua si më e bukura në mesin e 20 finalisteve të Mis Universe Kosova 2011, e mbajtur në Prishtinë më 15 janar.
Malësia më mungon shumë, por Malesisë i mungojnë shumë organizime të ndryshme që të prezantohemi dhe atje siç kemi mundësi në vende tjera. Une do vi patjetër të prezantohëm në një koncert këtë vit, pra, shpresojmë që shumë shpejt do të realizojmë një gjë të tillë.
Koha Javore: Ju u shpallët mis Kosova Universe. Na thoni kush ju shtyri që të merrni pjesë në këtë kompeticion bukurie?
Aferdita Dreshaj.1 199×300 Intervistë me Afërdita Dreshaj VideoAfërdita Dreshaj: Çdoherë ka qenë ëndrra ime të konkurroj në Miss Universe dhe shpeshherë më kanë pyetur pse nuk konkurron. Por këtë vit fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha më shtyri të konkurroj dhe ja arrita qëllimit!
Koha Javore: Një shqiptare nga Malësia shpallet më e bukura e Kosovës. A ndiheni krenare për origjinën Tuaj.
Afërdita Dreshaj: Ndihem shumë e lumtur që jam Malësorja e parë që do konkuroj në një konkurs kaq të madh botëror. Prandaj shpresoj që sa më shumë vajza të bëhen yje nga Malësia jonë e bukur!
Koha Javore: Ju jeni edhe modele. A mund të na tregoni ndonjë aktivitet tuajin që u ka mbetur kujtim në fushën e modës dhe sfilatave?
Afërdita Dreshaj: Oh!! Ka shumë kujtime, normalisht më të bukura janë udhëtimet e shumta nëpër shtete të ndryshme dhe bukuria e tyre është gjë e bukur. Sigurisht se është një kënaqësi e veçantë të jetosh me modele nga gjithë anët e botës dhe të dëgjosh për kultura dhe tradita të ndryshme, gjithësesi është eksperiencë e bukur.
Koha Javore: Po ashtu muzika është edhe një sferë ku ju po shënoni suksese. Na thuani për planet tuaja në të ardhmen, a mund të presim ndonjë këngë apo album të ri?
Afërdita Dreshaj: Albumi im ka dalë në verë të vitit 2010. Tani jam në përgatitje të një kënge të re që do të shoqërohet me videoklip. Kurse në plan e kam edhe një duet, por kjo le të mbetet surprizë se kush do e shoqëroj këngën.
Koha Javore: A mund të na tregoni se si filloi lidhja juaj me këngëtarin e mirënjohur Shpat Kasapi dhe ku jeni takuar për herë të parë ?
Afërdita Dreshaj: Lidhja jonë ka filluar që 4 vite, kemi qenë në kontakt të pandarë edhe pse larg por të fortë në dashuri, tani jemi të fejuar dhe te lumtur!!!
Koha Javore: Si po shkon lidhja juaj me Shpatin tani që e njihni nga afër. A jeni të lumtur së bashku?
Afërdita Dreshaj: Fantazi!!!
Koha javore: Sipas jush lidhjet që lindin mes bashkombasve tonë që nuk janë të të njëjtës bindje fetare a mund të jenë të suksesshme?
Afërdita Dreshaj: Feja jonë është Shqiptaria!
Koha Javore : Sa u mungon Malësia dhe kur keni plan të prezantoheni para publikut Malësor?
Afërdita Dreshaj: Malësia më mungon shumë, por Malësisë i mungojnë shumë organizime të ndryshme që të prezantohemi dhe atje i kemi mundësitë sikurse në vende të tjera. Unë do vi patjetër të prezantohem në një concert në këtë vit, pra, shpresojmë që shumë shpejt do të realizojmë një gjë të tillë.
Koha Javore: Në fund një mesazh për lexuesit tonë?
Afërdita Dreshaj: Dua ta shfrytëzoj rastin t’i përshëndes nga zemra të gjithë lexuesit e gazetës suaj dhe krejt Malësinë. Për mua ishte kënaqësi të jap intervistë për një gazetë që lexohet në Malësi edhe nga gjithë shqiptarët në Mal të Zi, Ju dua! /Bisedoi: Muhamed Gjokaj – Koha Javore/