Karnavali “Koret” 2011 Nata e Humorit dhe Satirës (FOTO)

Tuz, 4 mars 2011 – Si edhe çdo vit tjetër, sërish edhe këtë vit në Tuz organizohet njëri prej manifestimeve më të mëdha kulturorë, Karnavali “Koret”. Nata e parë e Karnavaleve filloi me Natën e Humorit dhe të Satirës në QIK Malësia.
Sa është interesimi i malësorëve për humor tregon edhe vetë fakti që Nata e satirës dhe humorit u prit në mënyrë madhështore nga publiku Malësor. Salla ishte mbushur përplot me shikues nga e gjithë Malësia.
Në realizimin e këtij programi, marrin pjesë anëtar të disa ekipeve pjesëmarrëse nga vitet e kaluara, të cilët kanë shprehur interesim të marrin pjesë në realizimin e kësaj natë të Karnavaleve, që shfaqën një program humoristik.
Gjykuar në bazë të duartrokitjeve dhe disponimit të mirë, shikuesit e shumtë ishin të kënaqur më përmbajtjen e këtij programi. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE