Karnavali “Koret” 2011 – Mbrëmja e Peshkut dhe Vërës (FOTO)

Mbrëmje e bukur për gjithë Malësinë

“Koret 2011”, vazhduan me mbërmjen e  ”saragave dhe vërës “, që u mbajt në restorantin “Belveder”. Edhe në këtë mbrëmje, mori pjes numër i madh i qytetarëve nga Malësia dhe më gjërë, si nga Ulqini, Shkodra e nga vënde tjera.
Sofra e përgatitur ishte, si zakonisht, mjaft e pasur me ushqime të llojllojshme, shtëpiake nga Malësia.
Të gjitha ato  u përgatitën nga këshilli organizativ, nga grupet pjemarrëse dhe nga familjet malësore.

Poashtu disa nga vreshtarët e Malësisë ishin donator të vërës dhe rakisë për këtë mbrëmje. Edhe kompanija “Plantacionet”, kishte sjellur sasi të konsideruashme të vërës për të ndihmuar  mbajtjen e kësaj mbrëmje.
Ky manifestim përfundon nesërmbrëma me defileun kryesorë të gjitha grupeve pjesmarrëse, nëpër qëndër të Tuzit. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË  KOMENTOJE