Shoqata “Teuta” organizoi festimin e 7 Marsit – Ditën e Mësuesit

Shoqata “Teuta” me datën 7 mars në orën 18:00 në sallën solemne në gjimnazin e Tuzit “25 Maj” organizoi konkursin e poezisë të hapur dy javë më parë për të gjitha shkollat fillore të Malësisë.

Në lidhje me këtë organizim kryetari i Shoqatës “Teuta” Marjan Lulgjuraj shprehet:
Konkursi i poezisë të cilin e organizoi Shoqata “Teuta” si fillim është për t’u falenderuar Fondi Humanitar “Malësia” nga Nju Jorku
i cili bëri të mundur që poezitë të shperblehen dhe kështu të motivohen nxënësat sado pak që në të ardhmen t’i kushtojnë edhe më shumë kujdes, poashtu edhe kohë të veçantë krijimtarisë letrare si në poezi ashtu edhe në prozë. Falenderim i posaçëm është edhe për prof. dr. Palokë Berishën i cili në këtë takim mbajti fjalën e rastit duke paraqitur kronologjinë e arsimit shqip në trojet shqiptare:
Është e rastit të theksohet se krijuesit tanë të rinj meritojnë shumë më shumë sesa këto çmime që iu ndane me këtë rast, por le të jetë kjo një nisëm për të gjithë neve, poashtu një strategji e që besoj se duhet ndjekur të gjithë si mësimdhënësa që nxënësve tanë,më mirë të themi krijuesve aktual dhe shkrimtarve të ardhshëm t’u mundësojme që krijimet e tyre të shohin dritën e botimit, dhe mos të mbeten vetëm brenda shkollës apo më e shumta në një takim apo organizim!
Vlen të përmendet se në këtë takim u ndanë 8-të çmime të cilat u vlerësuan nga juria e cila ishte e përbërë nga Fran Camaj, Marjan Lulgjuraj, Teuta Gilaj dhe Mark Lucgjonaj e që përveç çmimeve Shoqata “Teuta” ndau edhe nga nje fletë-falenderim për çdo fitues!

Fituesit e këtij konkursi janë:
Miran Prënkoçaj, Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”- Triesh
Agron Lucaj, Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” – Tuz
Emanuella Junçaj, Shkolla Fillore “Bashkimi” – Hot
Mentor Dinosha, Shkolla Fillore “29 Nëntori” – Dinoshë
Albina Berishaj, Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” – Tuz
Zana Shabaj, Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” – Tuz
Gabriella Gjokaj, Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” – Triesh
Kristijan Dushaj, Shkolla Fillore “Bashkimi” – Hot

FOTOGRAFITË KOMENTOJE