Karnavali Koret 2011 – Nata Finale (FOTO + VIDEO)

Tuz, 8 mars 2011 – Karnavali “Koret”, i gjashtëmbëdhjeti me radhë, edhe për këtë vit u përmbyll me sukses me defilimin e ekipeve nëpër qendër të Tuzit.

Karnavalet e vitit 2011 filluan siç edhe është në traditë tashme, të premten në mbrëmje me Natën e Humorit dhe Satirës, për të vazhduar me Vallëzim nën Maskë, Karnavali Dita e Fëmijëve dhe mbrëmë me Natën e Peshkut dhe Vërës.

Këtij viti në Natën Finale të këtij manifestimi kulturor morën pjesë 10 ekipe. Për të parën herë në karnavalet “Koret” mori pjesë edhe një ekip nga Ulqini, saktësisht “Shoqata e Vendlindjes Shestani“.

Edhe pse koha ishte mjaft e ftoftë, disa gradë nën zero, rruga kryesore e Tuzit ishte përplot e mbushur me qytetarë nga Malësia dhe më gjerë.
Të gjitha ekipet kishin përgatitur pikë të posaçme për të shfaqur, me kostume e maska të ndryshme.
Mbasi vitin e kaluar fitues i Karnavaleve ishte ekipi i “Vuksanlekajve“, ata ishin të parët të cilët nisën parakalimin dhe shfaqjen e asaj që kishin përgatitur me temën “Kthimi në Tokë“. Atyre po ashtu, sipas traditës, në fund të mbrëmjes u takoi djegia e “Shtrigës“.
Më pas ekipi i dytë defiloj “Tuzi“ me temën “Karnavali Venecian“.
3. “Hoti“ me temën “Gosti Shrigash
4. “Nënhelmi“ me temën “Luftojmë të keqen, të ruajmë Planetin
5. “Gruda“ me temën “Familja Adams
6. Ulqini “Shoqata e Vendlindjes Shestan“ (nuk ishte e karakterit garues)
7. “Koja“ me temën “Shanku i Artë
8. “Vulajtë“ me temën “8 Marsi“ (pjesëmarrëse për të paren here)
9. “Sukruqi“ me temën “Përmbytja
10. “Trieshi“ me temën “Ta ruajmë Natyrën

Përderisa juria e cila ishte e përbërë nga një përfaqësues nga çdo ekip bëri votimin dhe zgjedhjen e ekipit fitues, të pranishmit i argëtoi grupi lokal i muzikës rok “Mars“.

Juria vendosi kështu:

Maska më e bukur kolektive i takoi ekipit të Tuzit
Maska më e bukur individuale i takoi ekipit të Kojës (Miki Maus)

Vendi i parë: Ekipi i Tuzit
Vendi i dytë: Ekipi Vulajtë
Vendi i tretë: Ekipi i Hotit

Në emër të organizatorit të Karnavalit “Koret” anëtari i udhëheqsisë Gjokë Dukaj falënderojë edhe portalin tonë Malesia.Org për punën që bëmë gjatë javës së Karnavaleve.
Javën e Karnavaleve “Koret” e përcollën Albert Camaj dhe Robert Ivezaj. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO 1VIDEO 2