Alarm bombe në ambasadën shqiptare në Podgoricë

Dhjetëra policë dhe inspektorë bllokuan mbrëmë rreth orës 21 ndërtesën e ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë pas një alarmi për vendosjen e një lënde shpërthyese në ambientet e kësaj ambasade, që ndodhet në qendër të Podgoricës.

Informacioni për vendosjen e mjetit shpërthyes ka ardhur nga ana e ministrisë së e punëve të jashtme të Shqipërisë pas një telefonate anonime. Punonjësit e saj kanë alarmuar kolegët e tyre në Podgoricë dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.

Pas kontrollit të detajuar është konstatuar se fjala ishte për një alarm të rremë. Merret vesht se pak me herët, rreth orës 19 të natës së mbrëmshme nga Ambasada e Shqipërise kanë lajmëruar policinë se personona të panjohur kanë goditur me vezë dritaret e ambasadës.

Autoritetet e Ambasadës së Shqipërisë edhe para këtij rasti kanë kërkuar monitorim 24 orësh nga policia malazeze, mirëpo nga kjo e fundit është vlerësuar se për një gjë të tillë nuk ka nevojë, pasi ambasada ndodhet në afërsi të ndërtesës së qeverisë dhe disa ministrive të cilat survejohen gjatë tërë kohës nga ana e policisë. /NOA/

KOMENTOJE