Përkatësia kombëtare, pretekst për lagim nga puna

Rozhajë, 9 mars – Lideri i opozitës, Nebojsa Medojevic, kryetar i Lëvizjes për ndryshime, ka kërkuar nga kryeministri malazias, Igor Luksic dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ivan Brajovic se “duhet të shkarkojë drejtorin e Drejtorisë së policisë, Veselin Velovic, për shkak të obstruksionit të luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit”, njofton KosovaLive.

Medojevic ka paralajmëruar se do të inicojë seancën e Këshillit parlamentar për Mbrojtje dhe siguri për rastin e largimit nga puna të policëve rozhajas, përkatësisht mbi kontrabandën kufitare në drejtim të Kosovës dhe Serbisë.

Tashmë ish- polici Enver Daciq thotë se largimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve është bërë në mënyrë sistematike. Numri i tyre është dhjetë fish më i vogël se sa ishte më parë. Kam mbetur pa punë për shkak të emrit, ka thënë Daciq, duke theksuar se Kërgoviqi i ka thënë se “Shiptar” nuk mund të punojë tek ai.”

Medojevic ka shtuar se këta njerëz janë dëshmitarë të kriminalitetit të organizuar. Për këto çështje kanë njoftuar të gjitha organet shtetërore që ka shfaqur interesim për këtë shkelje të rëndë, por në rastet më të shumta, organet kompetente nuk kane reaguar siç duhet.

Drejtoria e policisë, nëpërmjet një komunikate ka hedhur poshtë akuzat e kryetarit të Lëvizjes për ndryshime, Nebojsa Medojevic. /Koha Net/

KOMENTOJE