Diasporës i ndalohet deklarimi i kombësisë, fesë dhe gjuhës amtare

Në regjistrimin e popullsisë që në Mal të Zi do të mbahet me 1 deri me 15 prill të këtij viti, të gjithë ata që jetojnë më gjatë se një vit jashtë Malit të Zi, nuk do të ju shënohet kombësia, feja dhe gjuha amtare.

Përfaqësuesja e MONSTAT, organizatës e cila do të bëjë regjistrimin e popullsisë, Biljana Sekulovic ka shpjeguar se “ kur regjistruesit të ju vijnë në shtëpinë tuaj dhe ju u tregoni se keni anëtarë të familjes të cilët gjinden jashtë Malit të Zi, për më gjatë se një vit, ata do të shënojnë përgjigjet vetëm në 6 pyetjet e para të formës ”. Kjo do të thotë se për mërgimtarët tonë, të lindur në Mal të Zi, do të ju shënohet emri e mbiemri, gjinia, data dhe vendi i lindjes. Por do të përjashtohet regjistrimi i kombësisë, fesë dhe gjuhës amtarë.

Nga MONSTAT-i kanë shpjeguar edhe një herë se pyetjet për kombin, fenë dhe gjuhën amtare nuk janë obliguese për regjistruesin, pra qytetarët do të deklarohen ose jo, sipas dëshirës së tyre, kurse për diasporën as nuk do të merren në pyetje.

Sipas analizuesve të shumtë rreth 2/3 e popullsisë shqiptare nga Malësia jeton në diasporë. /Malesia.Org/

KOMENTOJE