Opozita ka akuzuar pushtetitn në Malësi se nuk punon në interes të qytetarëve

Çunmulaj : Planin e kanë thurur vezirët e Podgoricës

Sipas medies malazeze, opozita në Malësi e ka akuzuar pushtetin lokal të Komunës urbane të Tuzit se nuk punon në interes të qytetarëve, dhe për asni arsye të mos miratojnë planin financiar për 2011 i cili përmban 1.920.300 eura. Ata kanë akuzuar pushtetin se me qëllim e ka bërë të pamundur caktimin e debatit publik dhe u kan bërë thirrje këshilltarëve të UDSH-së që të mos e votojnë këtë plan.

Këshilltari i Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj deklaron se është i bindur se UDSH nuk do ta miratojë planin, pasi që ashtu kanë pohuar tërë kohën.
Linjen buxhetore prej 50.000 euro, të paraprë për rregullimin e vorrezave të boshnjakëve në Cem, duhet shfrytezuar per çështje me me rendesi për banorët e Malësisë, sepse eshte më se e njohur se qytetarët e Malesisë vorrohen në varrezat rurale – ka theksuar Camaj, duke veçuar nevojën për furnizim me ujë të pishëm për zonat malore, tregun e gjelbert dhe shënimin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Keshilletari i UDSH-së Enis Lulanaj ka thënë se vendimi i partisë se a do të votojnë për atë plan apo jo, nuk do të jetë sekret.
– Do të dihet vendimi ynë. Kam frikë që edhe pa votat tona ky plan do të miratohet – ka thënë Lulanaj.

Kolegu i tij nga UDSH Anton Lucaj ka thënë se nuk jan të kënaqur.
-Kreqyteti është dashur të sigurojë më shumë fonde. Udsh do japë kontributin maksimal që kjo shumë te rritet, ka theksuar Lucaj.

Këshillëtari i Iniciatives Qytetare në parlamenitin e Komunes urbane të Tuzit, Smajl Çunmulaj eshtë i pasigurtë se cila force ka ndaluar pushtetin në Malesi të organizojë debatin publik në kufirin ligjor.
Planin financiar e thurin veziret e Podgoricës. Në plan nuk është cekur qartë si do të shpenzohen 200.000 euro për vazhdimin e ndërtimit të rrjetit ujësjelles në Komunën urbane të Tuzit. Propozoj që të bëhet rekonstruimi i rrjetit sekundar në Tuz dhe Shipshanik. Eshtë koha që të ndërtohet rruga Dinoshë Pikalë – Trijesh, që ka qënë edhe më parë në plan, dhe është premtuar se do të fillojne punimet. Rajoni malor i malesise është i anashkaluar dhe një pjesë të fondit për rekonstruimin e rrugëve duhet lënë për atë pjesë – ka thënë Çunmulaj.

Në emër të OJQ “Trojet” Xhemal Nikaj ka thënë se është shumë joserioze që kryeqyteti të ketë një qëndrim kaq të keqë ndaj Malësisë.
Nuk është i hapur asnjë vënd pune, për njëzet vjet nuk është investuar në këtë zonë. E ky plan sa do vënde pune do të sigurojë pyet Nikaj. Të gjithë e dimë që statusi i Komunes urbane nuk siguron zhvillimin e Malësisë.Pergjegjësi i këtij plani është më se joserioz, transferojnë projektet nga viti në vit. Pyes anetaret e UDSH a do ta përkrahin këte plan finansiar, duke marrur parasyshë se kanë thënë se nuk do votojnë nëse do jetë nën tre, kater milion euro- ka thënë Nikaj.

Kryetari i Bashkësisë lokale të Dinoshës, Fadil Lulanaj mëndon se perfaqesuesve të bashkësive lokale duhet shpërndarë fondet e caktuara monetare, pagesat mujore, sepse disa nga ata janë vullnetarë për dhjet vite.
Prioriteti i bashkësisë lokale për 2011 është ndërtimi i Ures në Cem të Selishtit-Dobrçin, që të caktohet vëndi për ndërtimin e terenit sportiv dhe të sigurohen fondet për të – ka thënë Lulanaj.

Sipas sekretarit të bashkësisë lokale në teritorin e Malesisë Naser Krkanoviq nuk është në rregull që nuk ka qëndrim për zhvillimin e sportiti dhe kulturës. Nevojiten më së paku 100 deri 150 mijë euro për sport dhe kulturë. Në komunen urbane kemi katër qëndra kulturore, kurse për rekonstruim janë caktuar vetem 19.000 çka ështe shumë pak
Naser Krkanoviq thotë se DPS-i në Malesi nuk merr asnjë cent nga paratë e parapara për çdo parti.

Keshillëtari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë se në shtetet e lumtura debati publik nuk organizohet me 11 mars por në nëntor. Pushteti i Komunes urbane të Tuzit ëshë kukull e pushtetit të kryeqytetit. Duart e tyre janë të futura në duart e qytetarëve të Malesisë, dhe këtë gjë duhet ndalur – ka thënë Sinishtaj.

Lista për Tuz kërkon shkollën

Për këshilletarin e grupit Lista për Tuz Muhamed Gjokaj plani finansiar nuk është i punuar mirë. Sipas tij do ishte dashur të permabajë ndërtimin e shkolles fillore në Dheun e Zi (Karabushko). Duke marrur parasysh numrin e fëmijëve që jetojnë aty.
Pjesa veriore e Malesisë nuk ka qënder, as terene sportive.në komunitetin lokal Milesh nuk investohet asgjë, e as në rrogath – ka thënë Gjokaj.

Me rëndesi janë rrogat, kujt i inetereson populli

Këshillëtari i Partis socialiste popullore Kolë Lulgjuraj ka thënë se plani financiar është i papranuar per qytetarët e Malesisë.
Ky është diskriminim i popullit, pushtetit në Malesi i intereson rrogat e mira dhe jo populli. Në Tuz para 50 vitesh e kemi patur tregun e gjelbërt, kurse tani sështë. Para zgjedhjeve kan premtuar se ura në Dobrçin do të përfundojë para vitit të ri, as ata sështë bërë. Manipulojnë me qytetarë, folin dhe premtojnë, e kurgjë nuk bejnë – ka thënë Lulgjuraj.

Lojërat malësore

Kryetari i bashkësisë lokale Vrane Radovan Nikceviq ka sugjeruar që në plan të përfshihen dhe të ndahen fondet për organizimin e lojërave sportive që kan për qellim miqesimin dhe ruajtjen mes njerëzore dhe marëdhënjeve fqinjësore.
Nga viti i ardhshem duhet të fillojnë këto lojëra sikurse ato të crmnicës, Reçkës dhe të tjerat, dhe mund ti quajmë lojëra malësore – ka thëne Nikcevic. /Albert Camaj/