Japoni: Më tepër se 10 000 të vdekur në Miyagi

Më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK.
Naoto Takeuchi shpjegoi se nuk kishte “asnjë dyshim” lidhur me faktin se numri i të vdekurve do ta kalojë shifrën 10 000.
Dje, NHK njoftoi se 10 000 nga 17 000 banorët e qytetit bregdetar Minamisanriku konsiderohen të zhdukur në këtë prefekturë.
Ndërkohë, tekniket japonezë po luftojnë për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune.
Me shume se 170 mije vete jane evakuzuar nga zona e rrezikut. Nderkohe rreth 1 700 njerez humben jetën pas termetit që shkaktoi cunami në veri lindje të Japonisë. Autoritetet po vazhdojnë perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme banoreve ndersa numri forcave te shtepimit eshte dyfishuar me 100 mije. Ndërkohë kryeministri japonez Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve të zhvendosen të paktën 20 kilometra largë uzinës bërthamore në të cilën dje ndodhi një shpërthim i madh. Kryeministri Kan tha se përparësia kryesore është siguria e popullatës në rajonet rreth uzinës Fukushima. Në Fukushima, mund të shihen shtëllunga tymi që dalin nga ndërtesa e reaktorit bërthamor.
Mediat japoneze thonë se pas shpërthimit niveli i radioaktivitetit jashtë reaktorëve është rritur. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po mbledh më shumë informacione mbi situatën e krijuar. Para shpërthimit, autoritetet thanë se janë gjetur materiale radioaktive jashtë njërit prej reaktorëve që kishte humbur furnizimin me energji dhe nuk mund të ftohej. Kryeministri Kan përmendi gjithashtu bisedën me presidentin Obama, i cili i shprehu ngushëllime, dhe ofroi të japë çfarëdo lloj ndihme që nevojitet.Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Japonisë. Kjo është një fatkeqësi katastrofike, imazhet e shkatërrimit dhe përmbytjeve që vijnë nga Japonia janë të dhimbshme. Japonia është një nga aleatët tanë më të fuqishëm e më të ngushtë dhe këtë mëngjes pata një bisedë me kryeministrin Kan. Në emër të popullit amerikan, shpreh ngushëllimet më të thella, veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre dhe i kam ofruar çfarë do ndihme që u duhet miqve tanë japonezë.”

Mbi 170 mijë njerëz lënë Fukushimën

Fukushima/Japoni, 13 mars – Mijëra njerëz janë larguar nga Fukushima, pas shpërthimit të centralit bërthamor. Sipas agjencive, ekziston rrezik i madh që të ndodhë një shpërthim më i fuqishëm dhe me pasoja të paparashikueshme nga centrali atomik, tashmë i dëmtuar, në fukushima. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë.
Sipas raporteve të agjencive, numri i konfirmuar i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami pasues në Japoni është rreth 900.
Zyrtarët shprehin drojën nga rrjedhja e materieve radioaktive në uzinat e energjisë, pasi është dëmtuar edhe një sistem ftohës dhe sistemet e rrezatimit tanimë kanë kaluar limitet ligjore.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni.
Lidhur me gjendjen e reaktorit të dytë, shefi i kabinetit, Juko Edano, tha:
“Dua t’ju tregoj për reaktorin Numër Tre. Kemi supozuar se do të kishte një shans për të, por funksioni i furnizimit me ujë të reaktorit ka ndaluar. Aktualisht jemi duke punuar në shpëtimin e tij”.
Sipas agjencisë bërthamore të Japonisë, aksidenti atomik në Fukushima ka qenë i nivelit 4 në shkallën prej 1 deri në 7.Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Japoneze për Sigurinë Bërthamore dhe Industriale.
Ndërkohë 9 persona të evakuuar në zonat pranë çentralit, janë ekspozuar ndaj rrezatimit dhe janë shtruar menjëherë në spital.
Bëhet fjalë për banorë që jetojnë në një rreze pak më të madhe se 3 kilometra nga çentrali.
Rrezatimet janë zbuluar në veshjet e tyre dhe nuk është parë e nevojshme fillimi i proçedurave të dekontaminimit.
Në zonë, autoritetet janë të frikësuar për dëmet e shkaktuara nga impianti bërthamor.
Banorët janë në rradhë të gjata për të marrë ujë të pijshëm.
Katastrofa bërthamore e Çernobilit, në 1986, u vlerësua e nivelit 7, ndërsa incidenti i 1979-s në Three Mile Island i nivelit 5.
Shpërthimi në impiantin e Fukushimas ka hedhur material radioaktiv në rrethinat përreth, ndërsa autoritetet evakuuan banorët 20 kilometra përreth zonës.
Rrjetet ndërkombëtare raportuan se si rrjedhojë e mbinxehjes së reaktorit bërthamor, një shpërthim i fuqishëm u regjistrua të shtunën në orën dhjetë dhe pamjet e televizioneve japoneze treguan ambulanca që i vinin në ndihmë punëtorëve të plagosur. /NOA/

KOMENTOJE