Vendosja e luleve në përmendoren e dëshmorëve në Kojë me rastin e aktiviteteve të 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe (FOTO+VIDEO)

Kojë, Malësi (1 prill 2011) – Në kuadrin e aktiviteteve të shënimit të 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, sot në Kojë, nën organizimin e Këshillit Organizativ i përbërë nga OJQ Illyricum dhe SHKA Dedë Gjon Luli, u vendosen lule në përmendoren e dëshmoreve nga Koja.
Në praninë e një numri të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve nga Malësia dhe diaspora, mbas vendosjes së luleve pran përmendores, fjalën e rastit e pati Gjokë Ivanaj dhe më pas fjalën e mori kryetari i Këshillit Organizativ, Fran Camaj.
E planifikuar ishte që mbas fjalës së rastit, të pranishmit ti argëtoj SHKA Rapsha dhe SHKA Dedë Gjon Luli, por kjo u anulua për shkak të disa raste vdekjesh.

Nën udhëheqjen e Bajraktarit të Kojës, Prëtash Zekës Ulaj, shtatë dëshmoret e Kojës, Dokë Preçi Kercaj, Cakë Uci Ivanaj, Tomë Uci Ivanaj, Gjeto Gjeka Ivanaj, Gjeto Toma Kolçaj, Marash Luca Gjokaj dhe Kolë Doka Marashaj ranë në luftën e përgjakshme të 6 prillit në Deçiq.

Për nesër, me 2 prill, në planë ishte manifestimi në Triesh por për shkak të rasteve vdekjesh, ky manifestim anulohet. Shënimi i 100-vjetorit të Kryengritjes vazhdon të dielën me 3 prill në ora 12 ku do të vendosen lule në varrezën e Tringës së Smajl Martinit në Kshevë. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO