Tërgajë (Grudë), Malësi (3 prill) – Mbas përfundimit të ceremonialit të vendosjes së luleve në varrezën e Tringë Smajljes në Ksheve, aktiviteti për shënimin e 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe vazhdoj në Tërgaja të Grudës, pranë lumit Cem.
Programin e udhëhoqi Sehad Lulanaj, kurse të pranishmit i argëtoi SHKA Gruda.
Poetët e shkrimtarët nga treva e Malësisë dhe jashtë lexuan pjesë nga krijimtaria e tyre.
Po në Tërgaja u bë edhe ndarja e çmimeve të konkursit letrar, juria e të cilit ishte e përbërë nga Pjetër Dreshaj, Ndue Ukaj dhe Anton Gojçaj.
Çmimin e parë të këtij konkursi për prozë dhe poezi i takoi Vilhelme Vranari (Haxhiraj) nga Vlora, vendi i dytë i takoi Nikolla Spatharit, ndërsa vendi i tretë Pali Shtembarit. /Malesia.Org/