Shënimi i 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë nga Komuna urbane e Tuzit (FOTO+VIDEO)

Tuz, Malësi (3 prill) – Me fillim në ora 19 në QIK Malësia në Tuz, nën organizimin e Komunës urbane të Tuzit u bë festimi i 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe.
Fjala përshëndetëse i takoi kryetarit të KU Tuz, Nikollë Gegaj i cili përshëndeti të pranishmit dhe i tha disa fjalë në lidhje me ngjarjen e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911. Më pas fjalën e mori nënprefekti i Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj.
Fjala e rastit u takoj Gjokë Luli dhe Nue Bacaj.
Në programin kulturo-artistik krijimtarinë e tyre shfaqen
Çun Lajçi, aktor i mirënjohur nga Kosova
Jonuz Delaj, lahutar
Aldo Nika, koreograf me grupin e tij nga Shkodra
Fran Kodra dhe Ndue Shytani, këngëtarë nga Shkodra
Shtjefën Ujkaj dhe ekipi Etnoharmonia dhe
SHKA Liria nga Mileshi
Programin e udhëhoqi Zenel Katana. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO 1VIDEO 2VIDEO 3